Shëmbëlltyra e mbjellësit
1Atë ditë Jezusi doli prej shtëpisë dhe u ul të rrijë buzë detit.
2Një turmë e madhe populli ngarendi tek ai kështu që hypi në barkë e u ul ndenjur, kurse mbarë populli zuri vend në breg.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3U foli për shumë gjëra në shëmbëlltyra. Kështu u tha:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4»Doli mbjellësi për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, disa kokrra ranë pranë udhës, erdhën shpendët dhe i hëngrën.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Disa ranë në zallinë, ku kishte pak dhe. Mbinë shpejt, sepse nuk e kishin tokën e thellë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Porse, kur doli dielli, u vyshkën prej vapës dhe u thanë, pse nuk kishin rrënjë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Disa tjera ranë në ferra. Ferrat u rritën e ua zunë frymën.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kurse disa tjera ranë në tokë të mirë e ato dhanë fryt: njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish e tjetra tridhjetëfish.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kush ka veshë, le të dëgjojë!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përse Jezusi flet në shëmbëlltyra
10Nxënësit iu afruan Jezusit e e pyetën: »Pse po u flet me shëmbëlltyra?«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai u përgjigji: »Sepse ju e morët dhuratën t’i njihni fshehtësitë e Mbretërisë së qiellit, ndërsa ata nuk e morën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Për të vërtetë, atij që ka do t’i jepet edhe më dhe do të ketë me shumicë, kurse atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicë që ka.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Për këtë arsye atyre u flas në shëmbëlltyra, sepse shikojnë e nuk shohin, dëgjojnë e nuk ndiejnë as nuk kuptojnë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mbi ta plotësohet profecia e Isaisë që thotë: »Mirë do të dëgjoni - por s’do të kuptoni, mirë do të shikoni - por nuk do të shihni.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Vërtet zemra e këtij populli s’ka më ndjenja, u bë i rëndë ndër veshë, sytë i janë mbyllur, që të mos shohë me sy, të mos dëgjojë me veshë, që të mos kuptojë shpirti i tyre e të mos kthehen. E unë i kisha shëruar!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Lum sytë tuaj që shohin e veshët tuaj që dëgjojnë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Përnjëmend po ju them; shumë profetë e të drejtë dëshiruan të shohin çka ju po shihni, por nuk e panë, të dëgjojnë çka ju po dëgjoni e nuk e dëgjuan.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shtjellimi i shëmbëlltyrës mbi mbjellësin
18»Tani dëgjoni ç’do të thotë shëmbëlltyra e mbjellësit:
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Secilit që e dëgjon Fjalën e Mbretërisë e nuk e kupton, i vjen i Keqi dhe ia rrëmben atë që i qe mbjellë në zemër. Ky është ai që u mboll ‘pranë udhës’.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E i mbjelli ‘në zallinë’, është ai që e dëgjon Fjalën dhe me gëzim e pranon,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21porse, për arsye se s’ka rrënjë në vetvete - pse është i paqëndrueshëm, posa të vijë ndonjë ngushticë ose salvim për shkak të Fjalës, përnjëherë e bjerr besimin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E i mbjelli ‘në ferra’, është ai që e dëgjon Fjalën, por kujdesi i tepruar i kësaj bote dhe gënjimi i pasurisë, ia marrin frymën Fjalës e ajo jet pa fryt.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E i mbjelli në ‘tokë të mirë’, është ai që e dëgjon Fjalën, e kupton dhe bie fryt: njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish e tjetri tridhjetëfish.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shëmbëlltyra e grurit dhe e egjrës
24U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër: »Mbretëria e qiellit është e ngjashme me njeriun që mbolli farë të mirë në arën e vet.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ndërkohë që njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij, mbolli egjër nëpër grurë e shkoi.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur u rritën të mbjellat dhe lidhën frytin, atëherë u duk edhe egjra.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Shërbëtorët iu afruan zotështëpisë dhe i thanë: ‘Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde? Nga doli, pra, egjra?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ai u përgjigji: ‘Armiku e bëri këtë!’ Atëherë i thanë shërbëtorët: ‘A të shkojmë e ta mbledhim?’
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Jo - u përgjigji ai - se duke e mbledhur egjrën druaj se, bashkë me të, nxirrni edhe grurin!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Lëni të rriten bashkë deri në të korra. Në kohë të korrjes do t’u them korrëtarëve: mblidhni më parë egjrën dhe lidheni duaj për ta djegur e grurin mblidheni në drithnikun tim!’«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shëmbëlltyra e sinapit dhe e tharmit
31Mandej u tregoi një shëmbëlltyrë tjetër; »Mbretëria e qiellit është e ngjashme me kokrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në arën e vet.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ajo është, pa dyshim, më e vogla ndër të gjitha farërat, por, kur rritet, bëhet më e madhe se të gjitha barishtet, zhvillohet në lëndë, sa që shpendët e qiellit vijnë e bëjnë çerdhe në degë të tija.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër: »Mbretëria e qiellit i përngjan tharmit që e merr gruaja dhe e përzien me tri masë miell derisa të mbruhet të gjithë.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përse Jezusi flet në shëmbëlltyra
34Të gjitha këto Jezusi ia tha popullit në shëmbëlltyra dhe asgjë nuk i thoshte pa shëmbëlltyra
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35që të plotësohej fjala e profetit: ‘Do të flas në shëmbëlltyra, do të zbuloj gjëra të fshehura që nga krijimi (i botës)’.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shtjellimi i shëmbëlltyrës së egjrës
36Atëherë e shpërndau turmën dhe hyri në shtëpi. Nxënësit iu afruan dhe e pyetën: »Na e shtjello shëmbëlltyrën e egjrës së arës.«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Ai u përgjigj: »Ai që e mbjell farën e mirë, është Biri i njeriut.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ara është bota. Fara e mirë janë ata që i përkasin Mbretërisë. Egjra paraqet ata që i përkasin Qoftëlargut.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Armiku që mbolli egjrën është djalli. Korrja është mbarimi i botës. Korrtarët janë engjëjt.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Siç mblidhet egjra e digjet në zjarr, kështu do të ndodhë në mbarimin e botës.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Biri i njeriut do t’i dërgojë engjëjt e vet për t’i mbledhur në Mbretërinë e tij të gjithë ngashnjyesit dhe ata që bëjnë keq,
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42e do t’i hedhin në furrë të ndezur, ku do të jetë vaj e kërcëllim dhëmbësh.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Kurse të drejtët, atëherë, do të shndrisin porsi dielli në Mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka vesh, le të dëgjojë!«
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Tri shëmbëlltyra
44»Mbretëria e qiellit është e ngjashme me visarin e fshehur në arë: njeriu që e gjen, e fsheh prapë, dhe, plot gëzim, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë arë.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Mandej Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Kur e gjen një perlë me vleftje të madhe, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë perlë.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Përsëri Mbretëria e qiellit i ngjan rrjetës që hidhet në det dhe mbledh çdo lloj peshku.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Kur mbushet, peshkatarët e qesin në breg, ulen dhe i mbledhin peshqit e mirë në enë e të këqijtë i tresin.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Kështu do të ndodhë edhe në mbarimin e botës: do të dalin engjëjt e do t’i ndajnë të këqijtë prej të drejtëve
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50dhe do t’i hedhin në furrë të ndezur, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.«
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Visari i ri dhe i vjetër
51»A i kuptuat të gjitha këto? »Po! - i përgjigjën ata.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52E ai u tha: »Kështu pra, çdo skrib, që e përvetësoi mësimin e Mbretërisë së qiellit i përngjan zotështëpisë, që nxjerr nga visari i vet gjëra të reja e të vjetra.«
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusin e përbuzin në Nazaret
53Kur Jezusi i kreu së treguari këto shëmbëlltyra, shkoi prej andej.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Si erdhi në qytet ku ishte rritur i mësonte qytetarët në sinagogën e tyre ashtu që, të mahnitur, thoshin: »Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish? Po a nuk është biri i zdrukthëtarit?
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Po a nuk i quhet e ëma Mari e vëllezërit Jakob, Jozef, Simon e Judë?
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Po a nuk janë ndër ne të gjitha motrat e tija? Nga atëherë i erdhën këtij të gjitha këto?«
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57E kjo u shkaktonte mosbesim në të. Prandaj Jezusi u tha: »Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendlindjen e vet e në shtëpinë e vet!«
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.