Kallëzit e shkokluar të shtunën
1Në atë kohë - në një të shtunë - Jezusi kaloi nëpër të mbjella. Nxënësit e tij të uritur, filluan të këpusin kallëz e të hanë.
2Kur i panë farisenjtë, i thanë: »Ja, nxënësit e tu po bëjnë çka s’është e lejueshme të bëhet të shtunën!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Jezusi u përgjigj: »Vallë a nuk keni lexuar ç’bëri Davidi kur u urit ai dhe përcjellësit e tij?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Si hyri në Shtëpinë e Hyjit dhe i hëngrën bukët e kushtuara, që nuk ishte e lejueshme t’i hajë as ai as përcjellësit e tij, por vetëm priftërinjtë?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Apo nuk keni lexuar në Ligj se priftërinjtë e prishin të shtunën në Tempull në ditë të shtuna e nuk bëjnë mëkat?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E unë po ju them: është këtu diç më e madhe se Tempulli!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ta kishit kuptuar se ç’do të thotë fjala: ‘Dua mëshirën e jo flinë’, nuk i kishit dënuar këta njerëz që s’po bëjnë faj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Biri i njeriut është me të vërtetë i zoti i të shtunës!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Njeriu me dorë të thatë
9Jezusi u çua prej andej e shkoi në sinagogën e tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dhe, ja, aty ishte një njeri që e kishte dorën e thatë. E pyetën me qëllim që të mund ta paditnin: »A është e lejueshme që ndokush të shërojë ditën e shtunë?«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Jezusi u përgjigj: »A ka ndër ju njeri të tillë që, po i ra e vetmja dele që ka në gropë të shtunën, nuk shkon e nuk e nxjerr?
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E njeriu sa është më i vlefshëm se delja? Prandaj, kush thotë se nuk është e lejueshme të bësh mirë të shtunën?«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë i tha njeriut: »Shtrije dorën tënde!« Ai e shtriu dorën - e dora iu bë shëndosh si tjetra.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Farisenjtë, si dolën jashtë, mbajtën këshillim kundër tij si ta vrasin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi »Shërbëtori i Hyjit i zgjedhur«
15Kur Jezusi e mori vesh, u largua prej andej. Pas tij shkuan shumë vetë dhe ai i shëroi të gjithë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16U urdhëroi që të mos e shpallnin,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17për të shkuar në vend fjala e Isaisë profet:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18»Ja shërbëtori im, të cilin e zgjodha, i Dashuri im, që e ka për zemër shpirti im. Në të do ta vë Shpirtin tim. Ai do t’u lajmërojë paganëve fenë e vërtetë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Nuk do të kërcënohet as nuk do të bërtasë, askush s’do ta dëgjojë zërin e tij në sheshe.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20As kallamin e shkelur s’do ta thyejë, as fitilin që veçsa tymon nuk do ta ndalë deri që të mos ta ketë çuar të drejtën në fitore.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Në Emrin e tij do të shpresojnë popujt.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi e Beelzebuli
22Atëherë ia sollën një të djallosur që ishte i verbër e memec. Jezusi e shëroi, kështu që memeci mundi të flasë e të shohë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mbarë populli mbeti i habitur e thoshte: »A mos është ky Biri i Davidit?«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por farisenjtë, kur dëgjuan, thanë: »Ky nuk i dëbon djajtë vetë, por i ndihmon Beelzebuli, kryetari i djajve.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Jezusi, duke i ditur mendimet e tyre, u tha: »Çdo mbretëri, e ndarë në vetvete, do të mbarojë dhe, s’ka qytet as shtëpi, të ndarë në vetvete, që mund të qëndrojë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Nëse, pra, djalli e dëbon djallin ai është i ndarë në vetvete. E si atëherë do të mund të qëndrojë mbretëria e tij?
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Nëse unë po i nxjerrkam djajtë me ndihmën e Beelzebulit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj, ata do të jenë gjykatësit tuaj!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Shpirtit të Hyjit, do të thotë se arriti ndër ju Mbretëria e Hyjit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ose prapë: si mund të hyjë ndokush në shtëpinë e të fortit e t’ia rrëmbejë orenditë, në qoftë se më parë nuk e lidh të fortin? Vetëm atëherë mund t’ia plaçkisë shtëpinë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kush nuk është me mua, është kundër meje e kush nuk mbledh me mua, ai shkapërderdh.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Prandaj po ju them: çdo faj e blasfemi do t’u falet njerëzve, kurse blasfemia kundër Shpirtit Shenjt, nuk do të falet.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32E nëse ndokush thotë ndonjë fjalë kundër Birit të njeriut, mund t’i falet faji, por nëse ndokush thotë ndonjë gjësend kundër Shpirtit Shenjt, nuk do t’i falet as në këtë as në botën e ardhshme.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pema njihet prej fryteve të saja
33Për të pasur fryt të mirë, duhet të keni pemën e mirë; në paçit pemë të keqe, ju do të keni frytë të këqija, sepse pema njihet prej frytit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Gjarpërinj gjarpërinjsh! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç’ka zemra qet goja!
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Njeriu i mirë, prej visarit të mirë, nxjerr gjëra të mira, njeriu i keq, prej visarit të keq nxjerr të këqija.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Unë po ju them: njerëzit do të përgjigjen në Ditën e Gjyqit për secilën fjalë të kotë që do ta kenë thënë:
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Sepse, në saje të fjalëve të tua do të shfajësohesh ose në saje të fjalëve të tua do të dënohesh.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të dijshmit kërkojnë një shenjë
38Një herë disa skribë e disa farisenj morën fjalën e i thanë: »Mësues, prej teje duam të shohim një shenjë.«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Ai u përgjigj: »Breznia e prapë dhe lavire shenjë kërkon! Shenjë tjetër s’do t’i jepet përveç shenjës së Jonës profet!
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Sikurse ‘Jona qe në barkun e përbindëshit të detit tri ditë e tri net’, ashtu edhe Biri i njeriut do të jetë në zemrën e tokës tri ditë e tri net.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Njerëzit e Ninivës do të ngriten Ditën e Gjyqit bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojnë, sepse ata u kthyen në predikimin e Jonës. E ja, këtu diç më shumë se Jona!
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Mbretëresha e Jugut do të ngritet Ditën e Gjyqit bashkë me këtë brezni dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji i botës për të dëgjuar urtinë e Salomonit, dhe ja, diç këtu më shumë se Salomoni!«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i djallit
43»Kur qoftëlargu të ketë dalë nga njeriu, endet nëpër vende të shkretuara duke kërkuar pushim. Por nuk e gjen.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Atëherë thotë: ‘Po kthehem në shtëpinë time, prej së cilës dola.’ Kur arrin, e gjen shtëpinë të zbrazët, të fshirë e të rregulluar.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Atëherë shkon, merr me vete shtatë shpirtra më të këqij se vetë, hyjnë e vendosen aty. Kështu gjendja e fundit e këtij njeriu bëhet më e keqe se e para. Kështu do t’i ngjajë edhe kësaj breznie së prapë.«
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Familja e vërtetë e Jezusit
46Ndërsa ai ende po i predikonte popullit, përjashta prisnin nëna e tij e vëllezërit dhe po e kërkonin të flisnin me të.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Dikush i tha: [»Shih! Nëna jote dhe vëllezërit e tu presin jashtë dhe dëshirojnë të flasin me ty.«]
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Ai i përgjigji atij që e lajmëroi: »Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?«
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49E shtriu dorën e vet drejt nxënësve të vet e tha: »Ja, nëna ime e vëllezërit e mi!
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Sepse vëllai im, motra ime e nëna ime është ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.«
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.