1Kur Jezusi i kreu porositë që deshi t’ua japë dymbëdhjetë nxënësve të vet, u nis së andejmi për të mësuar e për të predikuar në qytetet e atjeshme.
Të dërguarit e Gjon Pagëzuesit
2Tashti, kur Gjoni dëgjoi në burg për veprat e Krishtit, dërgoi nxënësit e vet
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3për ta pyetur: »A je ti ‘Ai që do të vijë,’ apo duhet të presim një tjetër?«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jezusi i përgjigji: »Shkoni e tregoni Gjonit çka po dëgjoni e çka po shihni:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të verbërit po shohin, të shqeptit po ecin, të gërbulurit po pastrohen, të shurdhëtit po dëgjojnë, të vdekurit po ngjallen, të varfërve po u predikohet Ungjilli.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I lumi ai që nuk e bjerr besimin në mua!«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur shkuan ata Jezusi filloi t’i flasë turmës për Gjonin: »Çka dolët të shihni në shkreti? Kallamin që e luhat era?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Apo çka dolët të shihni? Njeriun që veshet në petka të bukura? Qe, ata që veshen me petka të bukura, ata banojnë në pallate mbretërore!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po, pse atëherë dolët? Të shihni një profet? Po, po ju them: edhe më tepër se një profet,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10sepse Gjoni është ai, për të cilin Shkrimi shenjt thotë: ‘Ja, unë po e dërgoj lajmëtarin tim para teje që ta bëjë gati udhën tënde para teje!’
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Përnjëmend po ju them: ndër ata që u lindën prej grashë nuk u ngrit asnjë më i madh se Gjon Pagëzuesi, megjithatë, më i vogëli në Mbretërinë e qiellit, është më i madh se ai.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Qysh prej ditëve të Gjon Pagëzuesit e deri tani Mbretëria e qiellit po depërton me vështirësi e vetëm të fortit e shtijnë në dorë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vërtet të gjithë Profetët edhe vetë Ligji paralajmëruan deri te Gjoni.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ai është - nëse doni ta merrni vesh të vërtetën - Elia, që duhej të vijë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kush i ka veshët për të dëgjuar, të dëgjojë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Me kë ta krahasoj këtë brezni? U përngjet djaloshave që rrinë në sheshe e u thërrasin shokëve
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e u thonë: ‘Ne u ramë për ju fyejve e ju nuk kërcyet; bëmë gjëmë e ju nuk vajtuat!’
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Erdhi Gjoni: ai s’ha as s’pi e thonë: ‘Është i djallosur!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Erdhi Biri i njeriut: ai ha e pi, e thonë: Ja, grykësi e pijaneci! Miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve!’ Por dija përligjet nga veprat e veta!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kërcënimi qyteteve të Galilesë
20Atëherë zuri t’i qortojë qytetet, në të cilat Jezusi kishte bërë shumë e shumë mrekulli, e ato nuk u kthyen.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21»I mjeri ti, Korazin, e mjera ti, o Betsaidë! Sepse, sikur të ishin bërë të gjitha ato mrekulli në Tir e në Sidon, që u bënë ndër ju, që kaherë do të kishin bërë pendesë të veshur me thes pendese e të përhimë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Prandaj po ju them: Tiri e Sidoni do ta kenë më lehtë se ju Ditën e Gjyqit!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E ti, o Kafarnaum, a thua do të ngritesh deri në qiell? Ti do të plandosesh deri në ferr! Sepse, sikur të ishin bërë në Sodomë mrekullitë që u bënë në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prandaj po ju them: treva e Sodomës do ta ketë më lehtë se ti ditën e Gjyqit!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi premton paqen shpirtërore
25Në atë kohë Jezusi mori fjalën e tha: »Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut, që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtit, e ua zbulove të vegjëlve.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ati më dorëzoi mua gjithçka dhe askush s’mund ta njohë Birin përveç Atit, dhe askush s’mund ta njoh Atin, përveç Birit e përveç atij kujt do Biri t’ia zbulojë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë e unë do t’ju çlodh.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t’ju mësoj unë që jam zemër butë e i përvujtë. Kështu do të gjeni pushim për shpirtrat tuaj,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30sepse, vërtet, zgjedha ime është e ëmbël e barra ime e lehtë.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.