Dymbëdhjetë apostujt
1Pastaj Jezusi i mblodhi rreth vetes dymbëdhjetë nxënësit e vet e u dha pushtetin të mund t’i dëbojnë shpirtrat e ndytë dhe të mund të shërojnë çdo sëmundje e lëngatë.
2Emrat e Dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, që quhet Pjetër e vëllai i tij Andreu; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, i vëllai;
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Filipi dhe Bartolomeu; Toma e Mateu - tagrambledhësi; Jakobi i Alfeut dhe Tadeu;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Simon Kananeu dhe Judë Iskarioti - ai që e tradhtoi.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dërgimi i të Dymbëdhjetëve
5Shi këta të Dymbëdhjetët Jezusi i dërgoi dhe u urdhëroi: »Mos shkoni ndër paganë as mos hyni në asnjë qytet të samaritanëve!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është ngjat!’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Shëroni të sëmurit, ngjallni të vdekurit, pastroni të gërbulurit, dëboni djajtë! Falas morët, falas edhe jepni!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mos bashkoni në breza tuaj as ar, as argjend, as të holla bakri;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10as strajcë udhëtimi, as dy palë petka, as sandale, as shkop, sepse punëtori ka të drejtë në ushqimin e vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në çdo qytet apo fshat që të hyni, pyetni a është aty ndonjë njeri i ndershëm e banoni tek ai deri të shkoni më tej.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur të hyni në shtëpi, uroni paqe.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nëse shtëpia është e ndershme, le të zbresë mbi të paqja juaj; po nuk qe e denjë, paqja juaj le të kthehet tek ju.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, po qe se ndokund nuk ju pranojnë ose nuk i dëgjojnë fjalët tuaja, dilni prej asaj shtëpie e prej atij qyteti dhe shkundëni edhe pluhurin prej këmbëve tuaja.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Për të vërtetë po ju them: Ditën e Gjyqit do ta ketë më lehtë Sodoma e Gomorra se ai qytet.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Salvimet e ardhshme
16»Ja, unë po ju dërgoj porsi dele midis ujqish! Jini, prandaj të mençur porsi gjarpërinjtë dhe të thjeshtë porsi pëllumbat!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ruajuni prej njerëzve: sepse do t’ju pandehin në gjyqe, do t’ju frushkullojnë në sinagoga të tyre.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Për shkak timin do t’ju qesin para sundimtarëve e mbretërve, që të dëshmoni para tyre dhe para paganëve.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E kur t’ju dorëzojnë, mos u shqetësoni se çka dhe si do të flisni, sepse në atë moment do t’ju jepet çka duhet të thoni,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpër ju.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Vëllai vëllanë dhe babai fëmijën do ta dorëzojë në vdekje; edhe fëmijët do të ngriten kundër prindërve të vet dhe do t’i vrasin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Edhe ju do t’ju urrejnë të gjithë për shkak të Emrit tim, porse, kush të qëndrojë deri në fund, ai do të shëlbohet.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kur t’ju salvojnë në njërin qytet, ikni në tjetrin! Përnjëmend, po ju them: nuk do t’i përshkoni qytetet e Izraelit para se të vijë Biri i njeriut.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Nuk është nxënësi më i madh se mësuesi as shërbëtori më i madh se zotëria i tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Mjaft është për nxënësin të bëhet si mësuesi i tij edhe për shërbëtorin si zotëria i tij. Në qoftë se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebul, aq më tepër do të thonë për shtëpiakët e tij!«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kë të druani
26»Mos ua kini, pra, frikën! Sepse nuk ka gjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehtë që s’do të dihet.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Çka ju them në errësirë, thoni në dritë, e çka dëgjoni të thënë në vesh, predikoni nga pullazet!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Mos i droni ata që vrasin trupin e nuk mund ta vrasin shpirtin. Kini frikë më tepër nga Ai, që mund t’jua humbë në ferr shpirtin edhe trupin.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29A nuk shiten dy trumcakë për një aspër? E, megjithatë, asnjë prej tyre nuk bie në tokë pa lejen e Atit tuaj.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30E ju? Madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kresë suaj janë të njehura!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Pra, mos droni! Ju vleni më tepër se shumë trumcakë!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Për Krishtin ose kundër Krishtit
32»Kushdo, pra, pranon para njerëzve se është imi, edhe unë do të pranoj para Atit tim që është në qiell, se jam i tij.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E atij që më bie mohit para njerëzve, edhe unë do t’i bie mohit para Atit tim qiellor.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jo paqen, por shpatën
34»Mos mendoni se erdha ta bie paqen mbi tokë. Nuk erdha ta bie paqen, po shpatën.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Sepse erdha të ndaj djalin prej t’et, vajzën prej s’ëmës, të renë prej së vjehrrës,
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Njeriu do t’i ketë armiq shtëpiakët e vet.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Kush e do të atin e t’ëmën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua. Kush e do djalin apo vajzën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen mbas meje, nuk është i denjë për mua!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kush do ta ruajë jetën e vet, do ta humbë, e kush do ta bjerrë jetën e vet për shkak tim, do ta rifitojë.«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpërblimi
40»Kush ju pranon ju, më pranon mua; e kush më pranon mua, pranon Atë që më dërgoi mua.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Kush pranon profetin pse është profet, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; kush pranon të drejtin, pse është i drejtë, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Kush ia jep ndonjërit prej këtyre të vegjëlve, madje edhe një gotë uji të freskët, pse është nxënësi im, për të vërtetë po ju them: nuk do t’i humbë shpërblimi!«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.