Mos i gjykoni të tjerët
1»Mos gjykoni, që të mos gjykoheni!
2Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni! E me atë masë që matni, me atë edhe juve do t’ju matet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pse e shikon lëmishtjen në sy të vëllait tënd, kurse nuk e sheh traun në sy tënd?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe, si mund t’i thuash vëllait tënd: ‘Prit ta nxjerr lëmishtjen nga syri yt’, kurse e ke traun në syrin tënd?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shtiracak, nxirre më parë traun nga syri yt, e mandej do të shohësh ta nxjerrësh lëmishtjen nga syri i vëllait tënd.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mos ua jepni qenve gjënë e shenjtëruar as mos i qitni para derrave margaritarët tuaj që, pasi t’i shkelin, të mos kthehen kundër jush e t’ju shqyejnë.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lyp, kërko, trokit
7»Lypni e do t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni e do t’ju çelet!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse, kush lyp, i jepet, kush kërkon gjen, e kush trokëllit, i çelet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe, a gjendet njeri ndër ju, që po i lypi i biri bukë, i jep gur?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ose, po i lypi peshk, i jep gjarpër?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po qe, pra, se ju që jeni të këqij, dini t’u jepni gjëra të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj që është në qiell, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia lypin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Gjithçka dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, bëni edhe ju atyre! Ja, vërtetë Ligji e Profetët!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dera e ngushtë
13»Hyni nëpër derë të ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e gjerë rruga që çon në bjerrje e shumë janë asish që kalojnë nëpër të!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sa e ngushtë është dera e sa e ngushtë është rruga që çon në jetë e janë pak asish që e gjejnë!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pema njihet prej fryteve të saja
15»Ruajuni prej profetëve të rrejshëm, që vijnë tek ju e ju shtiren si dele, kurse përbrenda janë ujq grabitqarë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Do t’i njihni prej fryteve të tyre. A thua vilet rrushi prej ferrash ose fiqtë prej murrizash?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu çdo pemë e mirë, jep fryte të mira, kurse çdo pemë e keqe jep fryte të këqija.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Një pemë e mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një pemë e keqe nuk mund të japë fryte të mira.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, pritet e qitet në zjarr.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu, pra, do t’i njihni profetët prej veprave të tyre.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Unë nuk ju kam njohur kurrë
21»Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në Emër tënd, a nuk i nxorëm shpirtrat e këqij në Emër tënd, a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd?’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë unë do t’ju them: Kurrë nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o bakëqij!«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dy themelet
24»Kështu, kushdo i dëgjon këto fjalë të mia dhe i shtjen në veprim, mund të krahasohet me njeriun e urtë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkëmb.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ra shiu, u çuan përrenjtë, frynë erërat e u përplasën për atë shtëpi, por ajo nuk u rrëzua, sepse i kishte themelet në shkëmb.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kurse, ai që i dëgjon të gjitha këto fjalë të mia e nuk i shtjen në veprim, mund të krahasohet me njeriun e marrë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi rërë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ra shiu, u çuan përrenjtë, frynë erërat dhe u përplasën për atë shtëpi e ajo u rrëzua: rrënimi i saj qe i madh!«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kur Jezusi i kreu këto fjalime, turma e popullit mbeti e habitur nga mësimi i tij,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29sepse vërtet i mësonte si njeriu që ka autoritet, e jo si skribët e tyre.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.