Të gjithë kapitujt

Nahumi · Kapitulli 2

RRËNIMI I NINIVËS, Sulmi, etj.

14 vargje

1Ja mbi male këmbët e sihariqtarit, të atij që paqen kumton. Kremtoj, Judë, festat e tua, kushtoji kushtet e tua. sepse askurrë më s’do të vazhdojë të përshkohet n’për ty Beliali! Mbaroi shqimi!

RRËNIMI I NINIVËS

Sulmi

2Kundër teje po vjen shpartalluesi! »Ruaj kalanë vezhgo udhën, shtrëngo ijët, mblidhi të gjitha fuqitë e tua!

3Sepse Zoti po ia kthen nderin Jakobit si madhërinë e Izraelit! Njëmend plaçkitësit e kishin plaçkitur, këputur ua kishin shermendet!

4Mburojat e trimave të tij po skuqen, të ushtrisë petkat kuq prej gjakut, rrathët karrocave gacë u bëhen kur bien në luftë, turfëllojnë kalorësit!

5Furishëm karrocat udhës vrapojnë, njëra në tjetrën në sheshe ndeshen, pamja e tyre si rrufeja, si vetëtima këndej-andej vrapojnë!

6Trimi trimit i bëzan të madhe, nget secili udhës së vet, vrapojnë në mure, tana mbrojtëse tashmë u vu!

7U hapën dyert e lumenjve, të dridhurat pallatin kapën!

8U zbulua Bukuroshja, u mor, shërbëtorët e saj gjëmojnë porsi pëllumbeshat e rrahin parzmat!

9Niniva u bë liqen i trazuar prej të cilit tretin ujërat. »Ndaluni! Zini vend!« - por askush prapa nuk kthehet.

10Merrni argjend! Rrëmbeni ar! Fund nuk ka kamja e saj, vishtari me gjë të paçmueshme!

11Shpërndarje, shkretim, shkatërrim; pëlcet zemra, gjunjtë lëshojnë, s’mbetet ijë për pa u dridh, të gjithëve faqet u ndërrojnë ngjyrë!

Dënimi i luanit të Asurit

12Ku është strofulli i luanëve? Ku është shpella e zogjve të luanëve, ku luani i printe zogut të vet e askush ta trembë s’guxonte?

13Zinte luani sa për zogj i lypej, mbytte për luanesha të veta. Me pre i mbushi shpellat e veta, me rrëmbime strofujt e vet!

14»Ah, më prit! Ku je! -thotë Zoti i Ushtrive - Do t’i djeg qerret, tym do t’i bëj, luanthit e tu do t’i hajë shpata! Do ta zhduk prej vendit prenë që bëre, do të shuajë zëri i kasnecave të tu!«