Thirrja e Nehemisë: misioni i tij në Judejë
1Fjalët e Nehemisë, të birit të Helkisë. Në muajin Kasleu të vitit njëzet, kur unë isha në qytezën Suzë,
2erdhi Hananiu, një nga vëllezërit e mi, me disa burra nga Juda. I pyeta për judenjtë - për Tepricën e shpëtuar nga shpërngulja - dhe për Jerusalemin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ata më thanë “Teprica që shpëtoi nga shpërngulja dhe gjenden në krahinë, janë si është më zi në mjerim e të poshtëruar. Muret e Jerusalemit janë të rrënuara e dyert e tija të djegura nga zjarri.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur i dëgjova këto fjalë, u ula e qava. Mbajta zi për disa ditë: agjërova e u lutja në praninë e Hyjit të qiellit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E thashë: “Po të lutem, o Zot, Hyji qiellor, Hyji i fuqishëm, i madhërueshëm e i tmerrshëm, ti që e mban bësëlidhjen dhe s’ua mungon dashurinë atyre që të duan e i mbajnë urdhërimet e tua!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Deh, le të jenë veshët e tu të gatshëm e sytë e tu të hapur për ta dëgjuar lutjen e shërbëtorit tënd! Po ta drejtoj tani, ditë e natë, për bijtë e Izraelit, shërbëtorët e tu e po i pranoj mëkatet e bijve të Izraelit, me të cilat mëkatuan kundër teje. Kam mëkatuar edhe unë dhe shtëpia e tim eti.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bëmë si është më zi kundër teje e nuk i mbajtëm urdhërimet, ligjet e zakonet, që ia dhe Moisiut, shërbëtorit tënd.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të bie ndër mend fjala që si urdhër ia dhe Moisiut, shërbëtorit tënd: ‘Nëse do të ma shkelni besën, unë do t’ju tres ndër popuj paganë;
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9por prapë, nëse do të ktheheni kah unë, do t’i mbani urdhërimet e mia e do t’i zbatoni ato, edhe nëse do të keni për të qenë të humbur në skajin e qiellit, edhe prej andej do t’ju bashkoj e do t’ju kthej në vendin që e kam zgjedhur për të banuar Emri im.’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ja, pra, këta janë shërbëtorët e tu e populli yt që ti i shpërbleve me fuqinë tënde të madhe e me dorën tënde të pushtetshme.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Deh, po të lutem, o Zot, le të jetë veshi yt i gatshëm ta dëgjojë lutjen e shërbëtorit tënd dhe lutjen e shërbëtorëve të tu që dëshirojnë ta kenë frikën e Emrit tënd. Deh prija sot të mbarën shërbëtorit tënd e bëj që të gjejë hir para syve të këtij njeriu.” Unë aso kohe isha kuptar i mbretit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.