Të gjithë kapitujt

Nehemia · Kapitulli 11

Popullzimi i Jerusalemit. Lista të ndryshme

36 vargje

Popullzimi i Jerusalemit. Lista të ndryshme

1Atëherë krerët e popullit e vendosën banimin e vet në Jerusalem, kurse pjesa tjetër e popullit qiti short, kështu që prej dhjetëve vetëm një të banonte në Jerusalem, qytetin e shenjtë, kurse nëntë të tjerët të banonin në qytete të tjera.

2Populli i bekoi të gjithë ata që vullnetarisht shprehën dëshirën të banonin në Jerusalem.

3Këta janë krerët e krahinës që u vendosën në Jerusalem dhe në qytetet e Judesë. Izraeli, priftërinjtë, levitët, të dhuruarit dhe bijtë e shërbetorëve të Salomonit, banuan secili në qytetin e vet, në pronën e vet. Popullsia çifute në Jerusalem

4Në Jerusalem banuan bijtë e Judës e të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Ataja, bir i Aziamit, birit të Zaharisë, birit të Amarit, birit të Safatisë, birit të Maleelit, nga bijtë e Faresit;

5dhe Maasia biri i Baruk Kolhozë Hazi Adajë Jojarib Zaharisë së Silonit.

6Të gjithë bijtë e Faresit, që u vendosën me banesë në Jerusalem, katërqind e gjashtëdhjetë e tetë burra të rritur.

7Këta janë bijtë e Beniaminit: Selumi, biri i Mosolam Joed Fadajë Kolajë Maasi Eteelit të Isaisë

8dhe vëllezërit e tij, burra të rritur nëntëqind e njëzet e tetë.

9Joeli, biri i Zekriut, ishte qeveritari i tyre, kurse Juda, biri i Senuasë, i dyti në krye të qytetit.

10Prej priftërinjve: Jedaja biri i Joarib

11Serajë, Helci, Mosolam, Sadok, të Merajotit të Akitobit, kryesuesi i Shtëpisë së Hyjit

12dhe vëllezërit e tij që ishin të ngarkuar me shërbesë në Tempull: tetëqind e njëzet e dy; edhe Adaja, biri i Jeroham Feleli, Amsi, Zakari, Feshurit të Melkisë

13dhe vëllezërit e tij, zotë shtëpish: dyqind e dyzet e dy dhe Amasaji, biri i Azreel Ahazi Mosolomotit të Emerit

14dhe vëllezërit e tij, shumë të aftë: njëqind e njëzet e tetë. Në krye të tyre ishte Zabdieli, burrë fisnik.

15Prej levitëve: Semeja, biri i Hasub Ezrikam Hasabisë së Buniut

16dhe Sabataji e Jozabeli, nga prijësit e levitëve, ishin në krye të të gjitha punëve të jashtme të Shtëpisë së Hyjit.

17Matania, biri i Mikës, biri i Zebedeut, biri i Asafit, mjeshtri i korit, e fillonte lutjen. Bekbecia, i dyti ndër vëllezer të vet, dhe Abdai, biri i Samuajit, biri i Galalit, biri i Iditunit.

18Të gjithë levitët që banonin në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër.

19Derëtarët: Akubi, Telmoni dhe vëllezërit e tyre që i ruanin dyert: njëqind e shtatëdhjetë e dy. Vërejtje plotësuese

20Izraelitët e tjerë, priftërinjtë dhe levitët banonin në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet.

21Të dhuruarit banonin në Ofel. Siha e Gasfa i kryesonin të dhuruarit.

22Kryetari i levitëve në Jerusalem ishte Aciu, biri i Baniut, biri i Hasabisë, biri i Matanisë, biri i Mikës, nga bijtë e Asafit dhe ishin këngëtarë për shërbesën e Shtëpisë së Hyjit,

23sepse ishte një rregullore e mbretit lidhur me ta dhe një rend i caktuar për këngëtarë në lidhje me shërbesën e tyre të përditshme.

24Petahia, biri i Mesezebelit, nga bijtë e Zarës, birit të Judës, ishte i dërguari i mbretit për të gjitha punët e popullit. Popullsia çifute në krahinë

25Kurse në fshatrat dhe në arat e tyre: Disa bij të Judës banonin në Kariatarbe dhe në pjesët përkatëse të tija, në Dibon, në Kabseel dhe në katundet e tija,

26në Jesua, në Moladë, Betfalet,

27në Hasersual, në Bersabee dhe në katundet e saja,

28në Siceleg e në Mohonë dhe në katundet e saja,

29në Remon, në Saraa, në Jerimuth,

30në Zanoa, Odolam dhe në fshatrat e tyre, në Lakis dhe në arat e tija, në Azekë dhe në fshatrat e saja: banuan, nga Bersabeja deri në luginën Enom.

31Bijtë e Beniaminit ngulën në Gabaa, në Makmas, në Haj, në Betel dhe në fshatrat e tij,

32në Anatot, në Nob, Anani,

33në Asor, Ramë, Getaim,

34në Hadid, Seboim, në Nebalat Lot

35e në Ono dhe në luginën e Mjeshtërve.

36Levitët banonin një pjesë në Judë dhe një tjetër në Beniamin.