Të gjithë kapitujt

Nehemia · Kapitulli 12

Priftërinjtë dhe levitët e riatdhesuar nën Zorobabelin dhe Josuehun Jesuanë

47 vargje

Priftërinjtë dhe levitët e riatdhesuar nën Zorobabelin dhe Josuehun Jesuanë

1Këta janë priftërinjtë dhe levitët që u kthyen me Zorobabelin, birin e Salatielit, e me Jesuanë: Saraja, Jeremia, Esdra,

2Amaria, Meluku, Hatusi,

3Sebenia, Rehumi, Merimuthi,

4Adoja, Gentoni, Abia,

5Miamini, Madiai, Belga,

6Semeja, Jojaribi, Jedaja,

7Selumi, Amoku, Helcia, Jedaja. Këta ishin krerët e priftërinjve e të vëllezërve të tyre në kohën e Jesuasë.

8Levitët: Jezuai, Binuji, Kadmiheli, Serebia, Juda, Matania - ky bashkë me vëllezërit e tij i drejtonte këngët e lavdisë dhe të falënderimit,

9kurse Bekbecia e Haniu me vëllezërit e tyre ndërroheshin me ta në shërbesë. Pema e breznive të kryepriftërinjve

10Jesuait i lindi Joakimi, Joakimit i lindi Eliasibi, Eliasibit i lindi Jojada,

11Jojadës i lindi Jonatani, Jonatanit i lindi Jeduai. Priftërinjtë e levitët në kohën e kryepriftit Joakim

12Në kohën e Joakimit kryetarët e familjeve të priftërinjve ishin këta: të familjes së Serajës, Maraja; të Jeremisë Hanania,

13të Esdrës Mosolami, të Amarisë Johanani,

14të Milikos Jonatani, të Sebenisë Jozefi,

15të Haranit Edna, të Majarotit Helciu,

16të Adajës Zakaria, të Gentonit Mosolami,

17të Abisë Zekriu, të Miamin Moadisë Feltiu,

18të Belgës Samuai, të Semajës Jonatani,

19të Jojaribit Matanaji, të Jodajës Aciu,

20të Selajit Celaji, të Amokut Heberi,

21të Helcisë Hasebia, të Jedajës Natanaeli.

22Në kohën e Eliasibit, të Jojadës, të Johananit e të Jeduasë, qenë numëruar krerët e familjeve të levitëve dhe priftërinjtë deri në kohën e mbretërimit të Dariut të Persisë.

23Bijtë e Levit, të zotët e shtëpive, qenë regjistruar në Librin e Kronikave deri në kohën e Jonatanit, të birit të Eliasibit.

24Krerët e levitëve ishin: Hasebia, Serebia, Jesuai, Binuji e Kadmiheli dhe përbri vëllezërit e tyre që e kishin për detyrë të lavdëronin e të këndonin sipas ndërresave të veta të caktuara nga Davidi, njeriu i Hyjit,

25ishin: Matania, Bekbecia e Obedia. Ndërsa Mosolami, Telmoni e Akubi ishin derëtarë dhe i ruanin dyert e drithnikëve.

26Këta jetonin në kohën e Joakimit, të birit të Josua Jozedekut, në kohën e qeveritarit Nehemi e të priftit skrib Esdër. Shugurimi i mureve të Jerusalemit

27Për shugurimin e mureve të Jerusalemit u kërkuan levitët nga të gjitha vendbanimet e tyre që të vinin në Jerusalem për ta kremtuar shugurimin me gëzim, me falënderim, me këngë dhe muzikë: me cimbale, me lira e me cetra.

28Kështu u mbledhën këngëtarët nga rrethinat e Jerusalemit, nga fshatrat e Netufatit,

29të Betgalgalës e të krahinave të Gabasë e të Azmavetit, sepse këngëtarët kishin ndërtuar për vete vendbanime në rrethet e Jerusalemit.

30Priftërinjtë dhe levitët u pastruan vetë e pastaj e pastruan popullin, dyert dhe muret.

31Atëherë dhashë urdhër të ngjiten në mur prijësit e Judës dhe i organizova dy kore të mëdha këngëtarësh. Njëri shkoi në anën e djathtë të murit në drejtim të derës së Mbeturinave.

32Pas tyre shkoi Osaja dhe gjysma e prijësve të Judës:

33Azaria, Esdra, Mosolami,

34Juda, Beniamini, Semeja e Jeremia.

35Nga priftërinjtë, me bori Zakaria, biri i Jonatanit, biri i Semejës, biri i Matanisë, biri i Mikajës, biri i Zakurit, biri i Asafit;

36si edhe vëllezërit e tij: Semeja, Azareeli, Malalaji, Galalaji, Maaji, Natanaeli, Juda e Hananiu me veglat muzikore të Davidit, njeriut të Hyjit. Në krye të tyre ecte skribi Esdër.

37Te dera e Burimit hipën drejt para tyre, afër shkallëve të Qytetit të Davidit, përpjetës murit dhe përpjetës së Pallatit të Davidit, deri te dera e Ujërave, në lindje.

38Kurse kori i dytë, ata që e bënin falënderimin, ecte në anën e kundërt dhe unë ecja pas tij e me mua gjysma e krerëve të popullit nëpër mur e nëpër pirgun e Furrave deri te Muri i Gjerë,

39mbi Derën e Efraimit, përmbi Derën e Vjetër, mbi derën e Peshqve, pirgun Hananeel, pirgun Meah deri te dera e deleve. U ndalëm te dera e Rojës.

40Pastaj dy koret i zunë vendet e veta në Shtëpinë e Hyjit. Me mua ishte gjysma e bujarëve,

41dhe priftërinjtë me bori: Eliakimi, Maasia, Miamini, Mikeja, Elioenaji, Zakaria e Hanania,

42Maasia, Semeja, Eleazari, Aciu, Johanani, Melkia, Elami e Ezeri. Këngëtarët këndonin nën drejtimin e Jezraisë.

43Atë ditë u kushtuan fli të mëdha dhe u bë gëzim i madh. U gëzuan pa masë edhe gratë e fëmijët e tyre dhe jehona e haresë së Jerusalemit u dëgjua larg. Një epokë ideale

44Në atë kohë u caktuan njerëzit për t’i mbikëqyrur dhomat e ruajtjes së kushteve, të fryteve të para, të të dhjetave dhe për t’i mbledhur nga arat përreth qyteteve pjesët që Ligji ua cakton priftërinjve dhe levitëve. Vërtet Juda iu gëzua priftërinjve dhe levitëve që ishin në shërbim

45dhe shërbesonin në shërbesë të Hyjit të vet dhe në shërbesë të pastrimit - së bashku me këngëtarë e me derëtarë sipas rregulloreve të Davidit e te Salomonit, të birit të tij.

46E njëmend moti që prejkohës së Davidit e të Asafit, ishin krerët e këngëtarëve dhe kishte këngë lavdie dhe falënderimi për nder të Hyjit.

47Prandaj edhe mbarë Izraeli në kohën e Zorobabelit e të Nehemisë i jepte çdo ditë pjesët e caktuara për këngëtarë dhe derëtarë. Izraeli ua jepte levitëve pjesët e kushtuara dhe levitët ua jepnin priftërinjve pjesët që u takonin.