Misioni i dytë i Nehemisë
1Aso kohe Libri i Moisiut u lexua para popullit dhe në të u gjet e shkruar se amonët dhe moabët askurrë s’do të hyjnë në bashkësinë e Hyjit,
2sepse nuk u kishin dalë para bijve të Izraelit me bukë e me ujë dhe se e kishin marrë me vete Balaamin për t’i mallkuar izraelitët, por Hyji ynë e shndërroi mallkimin e tyre në bekim.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur e dëgjuan Ligjin, u përjashtuan nga Izraeli të gjithë të huajt. Misioni i dytë i Nehemisë
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Para kësaj, prifti Eliasib, që ishte mbikëqyerës i dhomave të Shtëpisë së Hyjit tonë dhe ishte i afërt me Tobinë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5ia kishte liruar këtij një dhomë të madhe, ku përpara ruheshin dhuratat, kemi, enët, të dhjetat e drithërave, të verës, të vajit, pjesët e levitëve, të këngëtarëve dhe pjesët që mblidheshin për priftërinjtë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Aso kohe unë nuk isha në Jerusalem, sepse në vitin e tridhjetedytë të Artakserksit, mbretit të Babilonit, isha kthyer te mbreti; por pas pak kohe ia dola të nxjerr leje prej mbretit që të mund
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7të kthehesha në Jerusalem. E mora vesh të keqen që Eliasibi e kishte bërë për t’i bërë mirë Tobisë: i kishte lëshuar një dhomë në tremet e Shtëpisë së Hyjit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8U hidhërova aq shumë sa, i flaka jashtë orenditë e Tobisë nga thesari,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhashë urdhër t’i pastrojnë dhomat dhe i ktheva në të enët e Shtëpisë së Hyjit, kushtet dhe kemin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mora gjithashtu vesh se levitëve nuk u ishin dhënë pjesët e tyre dhe se të gjithë levitët e këngëtarët që shërbenin, kishin ikur në arat e veta.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë i qortova bujarët dhe thashë: “Pse nuk jeni kujdesur për Shtëpinë e Hyjit?” Pastaj i bashkova levitët dhe këngëtarët dhe i vendosa në vendet e tyre.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë mbare Juda i solli të dhjetat e drithit, të verës dhe të vajit në depotë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Për mbikëqyrjen e depove e caktova priftin Selemi, skribin Sadok dhe levitin Fadajë, e përveç tyre edhe Hananin, birin e Zakurit, dhe birin e Matatisë, sepse mbaheshin për njerëz besnikë. Këta e kishin për detyrë t’ua ndanin vëllezërve pjesët që u takonin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Të bie ndër mend për mua, Hyji im, për këtë: mos i zhduk veprat e mia të mira që i bëra për Shtëpinë e Hyjit tim dhe për shërbesat në të!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ato ditë pashë në Judë njerëz që shkelnin me këmbë në shtrydhësin e ullijve ditën e shtunë; të tjerët mbartnin dujë gruri, ngarkonin në gomarë verë, rrush, fiq e barrë të tjera, në mënyrë që t’i sillnin ditën e shtunë në Jerusalem. I qortova njerëzit që pikërisht atë ditë shitnin gjëra ushqimore.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po ashtu edhe tirasit që jetonin në Jerusalem sillnin aty peshk dhe gjithfarë mallrash për t’ua shitur të shtunën çifutëve në Jerusalem.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17I qortova rëndë bujarët e Judës dhe u thashë: “Ç’është kjo punë e keqe që po e bëni e po e prishni të shtunën?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18A nuk kanë bërë kështu etërit tanë për çka dhe Hyji ynë na i solli të gjitha këto të zeza mbi ne e mbi këtë qytet? Ju po e rritni hidhërimin kundër Izraelit duke mos e shenjtëruar të shtunën!”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dhe urdhërova gjithashtu që që në vigjilie të shtunës, kur bie terri në dyert e Jerusalemit, të mbyllen dhe të ndryhen e të mos hapen deri sa të kalonte e shtuna. Vura disa nga djelmoshat e mi në dyer që të mos futet kurrfarë barre ditën e shtunë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu tregtarët dhe shitësit e mallrave të ndryshëm kaluan natën një herë a dy jashtë Jerusalemit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por u kam bërtitur dhe ua kam tërhequr vërejtjen: “Pse e kaloni natën përbri mureve? Nëse do ta përsëritni këtë gjë, do të vë dorë mbi ju.” Prej asaj dite nuk erdhën më të shtunën.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22U urdhërova levitëve të pastrohen e të vijnë e t’i ruajnë dyert që të shenjtërohet dita e shtunë. Edhe për këtë le të bie ndër mend për mua, Hyji im, dhe ki mëshirë për mua sipas mëshirës sate të madhe!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ato ditë pashë edhe se disa judenj ishin martuar me bija azotësh, amonësh e moabësh.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Gjysma e fëmijëve të tyre fliste azotisht, ose me gjuhën e këtij ose atij populli e nuk dinin të flisnin çifutërisht.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25I qortova ashpër, i nëma, disa edhe i rraha, flokët ua shkula dhe i përbetova me Hyjin të mos i japin bijat e veta për bijtë e tyre dhe të mos marrin për djemtë e vet e për vete bijat e tyre. U thashë:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26“Vallë a nuk mëkatoi kësisoji edhe Salomoni, mbreti i Izraelit? S’kishte mbret tjetër aso kohe që mund të krahasohej me të! Ishte i dashur prej Hyjit të vet, prandaj Hyji e vuri mbret mbi mbarë Izraelin; por edhe këtë gratë e huaja e çuan në mëkat!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27A thua se për t’ua mbajtur krahun juve do të bëhemi pjesëtarë në këtë të keqe kaq të madhe e do të jemi të pabesë ndaj Hyjit tonë me marrjen e grave të huaja?”
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Njëri nga bijtë e Jojadës, të kryepriftit Eliasib, ishte dhëndër i Sanabalat Horonitit. Atë e dëbova prej meje.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Hyji im, mos i qit në harresë këta njerëz, që e përdhosin priftërinë dhe besëlidhjen priftërore e levitike!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kështu i pastrova nga çdo element i huaj, përsëri i rivendosa shërbesat e priftërinjve dhe të levitëve, secilin në shërbimin e vet.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31E rregullova edhe sjelljen e druve në ditët e caktuara dhe sjelljen e fryteve të para. Kujtohu për mua, dhe për të mirën time, Hyji im!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.