Ndërtuesit vullnetarë
1Kryeprifti Eliasib dhe vëllezërit e tij priftërinj ia hynë të ndërtojnë derën e Deleve; i ndërtuan krahët dhe i vunë shtatkat e vazhduan ndërtimin deri te pirgu Meah e deri te pirgu Hananeel.
2Në vazhdim të tyre punuan njerëzit e Jerikut e në vazhdim të këtyre ndërtoi Zakuri, biri Amriut.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Derën e Peshqve e ndërtuan bijtë e Asnaasë. I forcuan praqet, i punuan krahët, i vunë shtatkat dhe shulat. Përbri tyre ndërtoi Marimuthi, i biri i Urisë së Akusit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Përbri tij ndërtoi Mosolami, i biri i Barakisë së Mesezebelit. Përbri tij rindërtoi Sadoku, biri i Baanës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pranë tyre ndërtuan Tekuenajt, kurse bujarët e tyre nuk deshën ta ulin qafën për të punuar në veprën e Zotit të tyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Derën e Vjetër e rindërtuan Jojada, biri i Fasesë, dhe Mosolami, biri i Besodisë. Ata e punuan me dërrasa, i ndreqën krahët, shtyllakët dhe shulat.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Përbri tyre rindërtuan Meltia Gabaonas, Jadon Meronati, njerëzit nga Gabaoni e Masfa, të nënshtruarit e qeveritarit të krahinës së Përtejlumit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Përkrah tyre rindërtoi Ezieli, biri i Arajës, artar, përkrah tij rindërtoi Anania, erërapunues. Këta e forcuan Jerusalemin deri te muri i Gjerë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Përbri tij rindërtoi Rafaja, biri i Hurit, kryetari i gjysmës së rrethit të Jerusalemit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Afër tij rindërtoi Jedaja, biri i Haromafit, përballë shtëpisë së vet. Përbri këtij rindërtoi Hatusi, biri i Hasebonisë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pjesën tjetër, deri te pirgu i Furrave e rindërtoi Melkia, biri i Heremit dhe Hasubi, biri i Fahatmoabit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Përbri tyre rindërtoi Selumi, biri i Alohesit, kryetari i gjysmës së rrethit të Jerusalemit dhe bijat e tija.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Derën e luginës e rindërtoi Hanuni dhe banorët e Zanoesë: ata e rindërtuan derën, i forcuan krahët e saj, shulat dhe shtatkat, dhe një mijë kute mur deri te dera e Mbeturinave.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Derën e Mbeturinave e rindërtoi Melkia, biri i Rekabit, kryetari i rrethit të Betkaremit. Ai e rindërtoi, i forcoi krahët, shtyllakët dhe shulat.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kurse derën e Burimit e përmirësoi Selumi, biri i Holhozës, kryetari i rrethit të Masfës. Ai e rindërtoi derën, i mbuloi dhe i forcoi krahët e saj, shulat dhe shtyllakët si edhe murin e peshkores Siloe që shkon prej kopshtit të mbretit deri te shkallët që zbresin nga Qyteti i Davidit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Përtej tij rindërtoi Nehemia, biri i Azbokut, kryetari i gjysmës së rrethit Betsur deri përballë Varreve të Davidit deri te pesh- korja mjeshtrore e deri te shtëpia e Trimave.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Përtej tij rindërtuan levitët: Rehumi, biri i Baniut. Përbri tij rindërtoi Hesebia, kryetari i gjysmës së rrethit të Cejlës, për krahinën e vet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Përtej tij rindërtuan vëllezërit e tij: Bavaji, biri i Enadadit, kryetari i gjysmës tjetër të rrethit të Cejlës.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Përbri tij rindërtoi, Azeri, biri i Jezuasë, ndërsa kryetari i Masfës, pjesën tjetër përballë Përpjetëzës së Armatores në Kënd.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Përtej tij rindërtoi Baruku, biri i Zakajit, pjesën tjetër nga Këndi e deri te dera e shtëpisë së kryepriftit Eliasib.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Përtej tij rindërtoi Merimuthi, biri i Urisë së Hakusit, pjesën e dytë nga dera e shtëpisë së Eliasibit deri te mbarimi i shtëpisë së Eliasibit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Përtej tij rindërtuan priftërinjtë që jetonin në rrethina.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Përtej tyre rindërtoi Beniamini e Hasubi përballë shtëpisë së vet. Përtej tyre rindërtoi Azaria, biri i Maasisë së Ananisë përbri shtëpisë së vet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Përtej tij rindërtoi Benuji, biri i Henadadit - pjesën e dytë që fillon nga shtëpia e Azarisë deri te këndi, në bërryl.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Faleli, biri i Oziut, përballë këndit të pirgut që ngritet mbi Shtëpinë e Epërme të mbretit, e që gjendet në oborr të burgut.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pas tij Fadaja, biri i Farosit, rindërtoi deri te dera e Ujërave, në drejtim të lindjes e deri te pirgu i Lartësuar.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Përtej tij pjesën tjetër nga kulla e madhe e Lartë deri te muri i Tempullit e rindërtuan tekuenët.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kurse në pjesën e lartë nga dera e Kuajve, e ripërtëritën priftërinjtë, secili përballë shtëpisë së vet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Përtej tyre rindërtoi Sadoku, biri i Emerit, përballë shtëpisë së vet. Përtej tij rindërtoi Semaja, biri i Sekenisë, rojtari i Derës Lindore.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Përtej tij rindërtoi Hanania, biri i Selemisë, dhe Hanuni i gjashti djalë i Selefit, i cili e ndreqi pjesën tjetër. Përtej tij rindërtoi Mosolami, biri i Barakisë, përballë banesës së vet.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Përtej tij rindërtoi Melkia, arpunuesi, deri te banesa e të dhuruarve dhe e tregtarëve përballë derës së Mbikëqyrjes deri në sallën e sipërme të këndit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ndërmjet të dhomës së lartë të këndit e deri te dera e Deleve ndërtuan arpunuesit dhe tregtarët. Kundërshtimet e armiqve të judenjve
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kur Sanabalati mori vesh se ne po i ndërtonim muret, u hidhërua e u zemërua shumë, i vuri në lojë judenjtë
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34dhe tha para vëllezërve të vet dhe bujarëve të Samarisë: “Çfarë duan të bëjnë këta judenj marroqa? Po a thua do t’ ia dalin? Vallë, a pse bëjnë fli, do ta kryejnë për një ditë? Vallë, a do të mund t’i ringjallin gurët nga grumbulli i pluhurit, të djegur nga zjarri?”
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Po ashtu edhe Tobi Amoniti, që ishte përkrah tij, tha: “Lëri le të ndërtojnë! Këto mure të tyre të gurit mund t’i rrënojë edhe dhelpra më një të kaluar të saj!”
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Dëgjoji, o Hyji ynë, se sa na përbuzin! Ktheje përbuzjen mbi kokën e tyre dhe bëj ta sprovojnë poshtërimin në skllavëri!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Mos ua mbulo fajësinë dhe mëkati i tyre mos u shleftë para syve të tu, sepse të fyen ty para syve të ndërtuesve!
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Kështu ne vijonim ndërtimin e mureve dhe i kryem gjithkund deri në gjysmën e lartësisë. Populli e kishte marrë me gjithë zemër punën.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.