Ngatërresat e kundërshtarëve të Nehemisë. Përfundimi i mureve
1Kur Sanabalati, Tobia, Gosemi Arab dhe armiqtë tanë të tjerë, dëgjuan se po e përfundoja ndërtimin e mureve dhe se në to s’kishte mbetur asnjë vrimë - megjithëse deri atëherë ende nuk i kisha vendosur krahët e dyerve në dyer -
2Sanabalati e Gosemi më çuan fjalë: “Eja të takohemi në Cefirim, në fushën Ono.” Ata kishin menduar të më bëjnë ndonjë të keqe.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Këndej edhe unë ua dërgova lajmëtarët e mi me këtë porosi: “Jam tepër i zënë me punë e s’mund të zbres atje: nëse zbres atje të takohem me ju puna do të ndërpritet?”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Katër herë ma dërguan po të njëjtën thirrje dhe unë ua ktheva të njëjtën përgjigje.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sanabalati për të pestën herë ma dërgoi të njëjtën grishje dhe e dërgoi shërbëtorin e vet që ma solli një letër të hapur, në të cilën shkruante:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6“Është hapur zëri ndër popuj - ndërsa Gosemi pohon - se ti dhe judenjtë mendoni të bëni kryengritje dhe prandaj i ndërtoni muret dhe se dëshiron të bëhesh mbret mbi ta. Është përhapur fjala
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7se i ke caktuar edhe profetët që ta shpallin suksesin tënd në Jerusalem dhe të thonë: ‘Judeja ka mbret!’ Tashti këto fjalë do t’i shkojnë mbretit në vesh. Prandaj hajde të këshillohemi së bashku.”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por vetë i përgjigja: “Asgjë s’ka ndodhur prej gjithë atyre që ti i pohon: të gjitha këto janë trillime të mendjes sate!”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse ata donin të na trembnin e u thoshte mendja: “Do t’u zihen krahët nga puna dhe s’do ta kryejnë kurrë.” Ndërsa mua përkundrazi, edhe më shumë më zhdërvilloheshin krahët!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shkova në shtëpinë e Semajës, të birit të Dalajës së Metabeelit, që qe mbyllur në shtëpi. Ai tha: “Të shkojmë së bashku në Tempullin e Hyjit, në mes të Tempullit: t’i mbyllim mirë dyert e Tempullit, sepse do të vijnë për të të vrarë; Po, që sonte, do të vijnë të të vrasin!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Unë i përgjigja: “Vallë a ikën një njeri si jam unë? Cili burrë, si unë, do të hynte në Tempull për ta shpëtuar jetën? Jo, unë nuk hyj!”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ma mori mendja se nuk e kishte dërguar Hyji, por e kishin paguar Tobia e Sanabalati të më profetizojë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E vërtet, kishte pasë marrë para që të ma shtinte frikën dhe të gaboja e të kishin arsye të më përqeshnin e të flisnin keq për mua.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mos i harro, Hyji im, Tobinë e Sanabalatin, për gjithçka kanë vepruar; mos e harro as profeteshën Noadi, as profetët e tjerë që deshën të më frikësojnë!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Me njëzet e pesë të muajit Elul u kryen muret, për pesëdhjetë e dy ditë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur e morën vesh të gjithë armiqtë tanë dhe kur panë të gjithë paganët që ishin përreth nesh, pasi e rrahën mendjen e vet, e kuptuan se kjo vepër ishte e kryer prej Hyjit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ato ditë shumë bujarë judenj i dërguan shumë letra Tobisë, po edhe Tobia u dërgoi atyre.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sepse në Jude shumë ishin lidhur me të me përbetim, pasi ai ishte dhëndri i Sekenisë, të birit të Aresë, edhe Johanani, biri i tij, e kishte marrë për grua të bijën e Mosolamit, të birit të Barakisë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19S’ pushonin duke e lavdëruar atë para meje e fjalët e mia ia përcillnin atij. Tobia dërgonte letra për të më frikësuar.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.