Të gjithë kapitujt

Nehemia · Kapitulli 7

Ripopullzimi i Jerusalemit

72 vargje

Ripopullzimi i Jerusalemit

1Pasi u rindërtuan muret, dhe pasi i vendosa dyert, i caktova edhe rojet e dyerve, këngëtarët dhe levitët në detyrat e tyre.

2Qeverisjen e Jerusalemit ia besova Hananiut, vëllaut tim, dhe Hananisë, prijësit të kështjellës - sepse ky ishte njeri i besueshëm dhe e dronte Hyjin më tepër se të tjerët -

3dhe u thashë: “Të mos hapen dyert e Jerusalemit para se të ngrohë dielli; dhe kur dielli është lart, të mbyllen e t’ u vihen shulat. Rojet le të merren nga banorët e Jerusalemit: secili në ndërresën e vet dhe secili para derës së vet. Ripopullzimi i Jerusalemit

4Qyteti ishte shumë i gjerë dhe i madh, por në të kishte pak popullsi dhe nuk kishte shtëpi të ndërtuara.

5Hyji im atëherë më frymëzoi dhe i bashko- va bujarët, krerët dhe vegjëlinë për ta bërë numërimin. E gjeta librin e numërimit të atyre që kishin ardhur të parët. Në të gjeta të shkruar: Regjistri i sionistëve të parë

6Këta janë banorët e krahinës që u riatdhe- suan e që Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, i kishte shpërngulur dhe të cilët u kthyen në Jerusalem dhe në Jude, secili në qytetin e vet.

7Ata u riatdhesuan me Zorobabelin, Jesuanë, Neheminë, Azarinë, Raaminë, Nahamaniun, Mardokeun, Belsanin, Mesfaratin, Beguajin, Nahumin e me Baanën. Numri i njerëzve të popullit të Izraelit:

9Bijtë e Safatisë: treqind e shtatëdhjetë e dy.

10Bijtë e Aresë: gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.

11Bijtë e Fahatmoabit, d. m. th. bijtë e Jozuehit e të Joabit: dy mijë e tetëqind e tetëmbëdhjetë.

12Bijtë e Elamit: një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.

13Bijtë e Zetusë: tetëqind e dyzet e pesë.

14Bijtë e Zakajit: shtatëqind e gjashtëdhjetë.

15Bijtë e Benujit: gjashtëqind e dyzet e tetë.

16Bijtë e Bebajit: gjashtëqind e njëzet e tetë.

17Bijtë e Azgadit: dy mijë e treqind e njëzet e dy.

18Bijtë e Farosit: dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy.

19Bijtë e Beguajit: dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë.

20Bijtë e Adinit: gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë.

21Bijtë e Aterit, që rrjedhin nga Ezekia: nëntëdhjetë e tetë.

22Bijtë e Hasumit: treqind e njëzet e tetë.

23Bijtë e Besajit: treqind e njëzet e katër.

24Bijtë e Harefit: njëqind e dymbëdhjetë.

25Bijtë e Gabaonit: nëntëdhjetë e pesë.

26Bijtë e Betlehemit e të Netufës: njëqind e tetëdhjetë e tetë.

27Bijtë e Anatotit: njëqind e njëzet e tetë.

28Njerëzit e Betasmotit: dyzet e dy.

29Njerëzit e Kariatiarimit, Cefirës e Berotit: shtatëqind e dyzet e tre.

30Njerëzit e Ramës e të Gabaasë:gjashtëqind e njëzet e një.

31Njerëzit e Makmasit: njëqind e njëzet e dy.

32Njerëzit e Betelit dhe të Hajit: njëqind e njëzet e tre.

33Njerëzit e Nebos tjetër: pesëdhjetë e dy.

34Njerëzit e Elamit tjetër: një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.

35Bijtë e Harimit: treqind e njëzet.

36Bijtë e Jerikos: treqind e dyzet e pesë.

37Bijtë e Lodit, të Hadidit e të Onos: shtatëqind e njëzet e një.

38Bijtë e Senaasë: tri mijë e nëntëqind e tridhjetë.

39Priftërinjtë: Bijtë e Jedajës, nga vëllazëria e Jozuehut: nëntëqind e shtatëdhjetë e tre.

40Bijtë e Emerit: një mijë e pesëdhjetë e dy.

41Bijtë e Fashurit: një mijë e dyqind e dyzet e shtatë.

42Bijtë e Harimit: një mijë e shtatëmbëdhjetë.

43Levitët: Bijtë e Jezuas, d. m. th. bijtë e Kadmihelit, të Binujit e të Odovisë: shtatëdhjetë e katër.

44Kengëtarët: Bijtë e Asafit: njëqind e dyzet e tetë.

45Derëtarët: Bijtë e Selumit, bijtë e Aterit, bijtë e Telmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitës, bijtë e Sobait: njëqind e tridhjetë e tetë.

46Të dhuruarit: Bijtë e Sihës, bijtë e Hasufës, bijtë e Tabaotit,

47bijtë e Cerosit, bijtë e Siasë, bijtë e Fadonit,

48bijtë e Lebanës, bijtë e Hagabës, bijtë e Selmajit,

49bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaherit,

50bijtë e Raajës, bijtë e Rasinit, bijtë e Nekodës,

51bijtë e Gazamit, bijtë e Azës, bijtë e Faseasë,

52bijtë e Besajit, bijtë e Meunëve, bijtë e Nefusve,

53bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufës, bijtë e Harhurit,

54bijtë e Baslutit, bijtë e Mahidës, bijtë e Harsës,

55bijtë e Berkosit, bijtë e Sisarës, bijtë e Temës,

56bijtë e Nasisë, bijtë e Hatifës.

57Bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: bijtë e Sotajit, bijtë e Soferetit, bijtë e Ferudës,

58bijtë e Jaalës, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,

59bijtë e Safatisë, bijtë e Hatilit, bijtë e Fokeretit, bijtë e Hasebaimit, bijtë e Amonit.

60Të gjithë të dhuruarit dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit: treqind e nëntëdhjetë e dy.

61Kurse këta njerëz që erdhën nga Telmela, Telharsa, Herubi, Adoni e Emeri e nuk mundën të dëshmonin se familjet dhe fisi i tyre kishin prejardhje izraelite:

62bijtë e Dalajës, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodës: gjashtëqind e dyzet e dy.

63Nga priftërinjtë: Bijtë e Hobisë, bijtë e Akosit, bijtë e Berzelajit, që kishte marrë për grua një nga bijat e Berzelajit Galaadas dhe u quajt me emrin e tyre.

64Këta i kërkuan listat e breznive të veta por nuk i gjetën dhe qenë përjashtuar nga priftëria.

65Qeveritari u urdhëroi të mos hanë nga gjërat e shenjtëruara deri që të paraqitet një prift për Urim e Tumim.

66Bashkësia kishte gjithsej: dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë vetë,

67pa i llogaritur shërbëtorët e shërbëtoret e tyre që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë. Kishte edhe dyqind e dyzet e pesë këngëtarë e këngëtare.

68Kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka:

69gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.

70Disa nga krerët e familjeve dhanë kontribute për ndërtim. Qeveritari dha për thesarin: një mijë drakma ari, pesëdhjetë gota, pesëqind e tridhjetë petka priftërinjsh.

71Disa krerë të familjeve dhanë për thesarin e punëve: njëzet mijë drakma ari dhe dy mijë e dyqind mina argjendi.

72Populli tjetër dha: njëzet mijë drakma ari, dy mijë mina argjendi dhe gjashtëdhjetë e shtatë palë petka priftërinjsh.

73Priftërinjtë dhe levitët u vendosën me banim në Jerusalem, kurse derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, të dhuruarit dhe të gjithë Izraelitët tjerë në qytetet e veta.