Riti i shpërblimit
1Të njëzetekatërtën ditë të këtij muaji, bijtë e Izraelit, të veshur me thasë e me kokë të pluhurosur, u bashkuan për të agjëruar.
2Fara e Izraelit u nda nga të gjithë të huajt, afroheshin, i rrëfenin mëkatet e veta dhe fajësinë e etërve të vet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në këmbë dhe secili në vendin e vet, e lexonin Librin e Ligjit të Zotit, Hyjit të vet, gjatë një të katërtën e ditës, kurse gjatë të katërtës tjetër të ditës, i rrëfenin mëkatet e veta dhe e adhuronin Zotin, Hyjin e vet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Jesuai, Baniu, Kadmiheli, Sebania, Buniu, Baniu e Kananiu duke u ngritur në vendin e caktuar të levitëve, e thirrën me zë të lartë ndihmën e Zotit, Hyjit të vet,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5kurse levitët Jesuai, Kadmiheli, Baniu, Hasabneja, Serebia, Hodia, Sebania dhe Fetahia thanë: “Ngrituni, bekojeni Zotin Hyjin tuaj, prej amshimit e në jetë të jetës! Qoftë bekuar Emri yt i lavdishëm, i lartësuar mbi çdo bekim e lavdi!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ti, ti je Një i vetëm, o Zot! Ti e krijove qiellin dhe qiellin e qiejve dhe mbarë ushtrinë e tyre! E krijove tokën dhe gjithçka është në të, detet e gjithçka është në to. Këtyre të gjithave ti u dhe jetë, edhe ushtritë qiellore ty të adhurojnë!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ti, o Zot Hyj, e zgjodhe Abramin, ti e nxore nga Uri i Kaldenjve dhe ia dhe emrin Abraham!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Besnike para teje ti zemrën ia gjete dhe me të besëlidhje lidhe se do t’ua jepje pasardhësve të tij tokën e Kananeut, të Heteut e të Amorreut, të Ferezeut, të Jebuseut e të Gergezeut: dhe fjalën e mbajte, sepse je i drejtë!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ti e pe mjerimin e etërve tanë në Egjipt dhe e dëgjove britmën e tyre pranë Detit të Kuq!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Bëre shenja e mrekulli kundër faraonit, kundër mbarë shërbëtorëve të tij e popullit të atij vendi; sepse pe me ç’krenari u sollën kundër tyre! Fitove emër të mirë që edhe sot përmendet!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Para tyre detin dysh e ndave: përmes detit terikut kaluan! Kurse armiqtë e tyre në fund i plandose porsi gurin në ujërat e rrëmbyeshme!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Me shtyllë reje gjatë ditës u prije, ndërsa natën me shtyllën e zjarrit u bëje dritë kah ata udhëtonin!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ti vetë zbrite në malin Sinai e prej qiellit me ta fole: urdhra të drejta ti u dhe, Ligj të sigurt, porosi dhe urdhra të shquar.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ua shpalle të shtunën tënde të shenjtë, porositë, urdhrat dhe Ligjin ua dhe me anë të shërbëtorit tënd Moisiut.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në zinë e tyre bukë nga qielli u dhe, të shuajnë etjen ujë nga shkëmbi u nxore. u urdhërove ta pronësojnë tokën që me be ti ua premtove.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por të parët tanë krenarisht vepruan, ngurrën zverkun, Ligjin nuk ta mbajtën.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të dëgjojnë s’deshën, i harruan të mirat që u bëre, ngurrën zverkun, u kërceu në kokë prapë në skllavëri të kthehen në Egjipt. Por ti je Hyj zemërdhimbshëm, shpirtbujar, plot me butësi, zemërgjerë e plot mëshirë prandaj dorë prej tyre s’hoqe.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Madje viçin kur metali e derdhën dhe i thanë: “Ja, Hyji yt, që të nxori prej Egjiptit!” dhe blasfemi bënë shumë e të mëdha,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19e ti përsëri me mëshirë të madhe, s’i braktise në shkretëtirë: shtylla e resë s’u zhduk prej tyre t’u printe ditën kah të udhëtonin, po as natën shtylla e zjarrit dritë t’u bënte duke ecur.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Të mirin Shpirt që vjen prej teje ua dhurove që t’i mësojë, manën tënde s’ua mohove, u dhe ujë etjen ta shuanin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dyzet vjet në shkretirë i ushqeve dhe asgjë nuk u mungoi: s’u shqyen petkash, këmbësh s’u enjtën!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22U dorëzove mbretëri e popuj dhe me short ti ua ndave; pronë e bënë tokën Sehon edhe të mbretit Hesebon, dhe të Ogut, mbretit të Basanit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Fëmijët ua shtove si yjet e qiellit. Ti i shpure në atë vend që ua premtove etërve të tyre se do të hyjnë për ta pronësuar.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Erdhën djemtë dhe e pronësuan tokën, ua nënshtrove kananenjtë, banorët e vendit, në dorë të tyre i lëshove mbretër e popuj paganë, të bëjnë me ta sipas dëshirës.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Pushtuan qyteza e tokë prodhuese, pronësuan shtëpi me të gjitha të mirat, pusa të çelur, vreshta, ullishta, pemë frutore të panumërta. Hëngrën, u nginë dhe u trashën dhe u kënaqën në mirësinë tënde të madhe.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Por s’të dëgjuan, kundër t’u çuan, Ligjin tënd pas shpinës e hodhën; i vrisnin profetët e tu që i mësonin të ktheheshin kah ti: kështu ata bënë blasfemi të mëdha.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Këndej ti i lëshove në duar të armiqve që i poshtëruan e i shtypën. Por kur ranë ngushtë, klithën drejt teje, ti prej qiellit i dëgjove. Me mirësinë tënde të pakufi u dërgove shpëtimtarë, t’i shpëtojnë prej dorës së armikut.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Të rënë në qetësi, prapë ia fillonin të bënin të keqen para teje. Në duar të armiqve ti i lëshoje, që i pushtonin e i mundonin. Kah ti u kthenin e të lypnin ndihmë, ti prej qiellit i dëgjoje: shumë herë me mëshirë tënde i shpëtove!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29I qortoje të kthehen në Ligjin tënd: por krenarë s’ t’i dëgjuan urdhërimet, dhe i prishën pikërisht ata urdhra të cilët njeriut jetën ia mbajnë. Çuan grushtin kryengritës, e ngurruan zverkun dhe s’dëgjuan!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30I durove për shumë vjet, i qortoje me Shpirtin tënd nëpër gojë të profetëve të tu, por ata s’deshën të të dëgjojnë! Këndej i lëshove në duar të popujve paganë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Me mëshirën tënde që s’ka kufi nuk i shove as s’i braktise, sepse je Hyj i mëshirshëm, e butësi s’të ka kufi.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32E tani, o Hyji ynë, Zot i madh, i fortë e i tmerrshëm, që e mban fjalën dhe ke mëshirë, mos e bëj në asgjë tërë këtë mjerim që na gjeti ne, mbretërit dhe prijësit tanë, priftërinjtë e profetët tanë, etërit tanë e mbarë popullin tënd nga koha e mbretërve të Asirisë e deri më sot!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ti je i drejtë në gjithçka që na ka ndodhur, sepse veprove me drejtësi, kurse ne bëmë padrejtësi.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Mbretërit tanë as prijësit tanë, priftërinjtë tanë as etërit tanë, s’e zbatuan Ligjin tënd, kokë nuk çanë për urdhrat tu për qortime që u bëre.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Megjithëse në mbretërinë e vet, në të gjitha të mirat që u dhe, në tokën e gjerë edhe pjellore që ua kishe shtruar përpara, ata ty aspak s’të shërbyen, s’u shmangën veprave të këqija.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ja, edhe ne sot skllevër jemi, mu në atë tokë, që ua dhe etërve tanë t’i hanë frutat, t’i gëzojnë të mirat, pikërisht në të ne jemi skllevër!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Çka qet toka e marrin mbretërit që na i vure për fajin tonë: bëjnë me ne e me gjënë tonë çka atyre u këcen në kokë! Vaj për ne në ç’mjerim kem’ rënë!”
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.