Të gjithë kapitujt

Numrat · Kapitulli 2

Renditja e fiseve

34 vargje

Renditja e fiseve

1Zoti i tha Moisiut e Aronit:

2“Bijtë e Izraelit le të zemërimiojnë secili me njësitin e vet te shenja e flamuri i fisit të vet përreth Tendës së takimit.

3Në krahun e lindjes le të ngrehen tendat e fisit të Judës sipas njësiteve të ushtrisë së tij. Prijësi i tyre ishte Nahasoni, i biri i Aminadabit.

4Njësia e luftëtarëve të tij kishte: shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind të regjistruar.

5Përbri tij le të ngulen tendat e fisit të Isaharit, prijësi i të cilit ishte Natanaeli, i biri i Suarit.

6Numri i të gjithë luftëtarëve të tij ishte pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.

7Në fisin e Zabulonit prijës ishte Eliabi, i biri i Helonit.

8Numri i luftëtarëve të tij pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.

9Të gjithë ata që u numëruan në njësitë e Judës ishin njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind. Me njësitë e tyre ata le të çojnë të parët.

10Flamuri i zemërimiimit të njësiteve të Rubenit sipas togave të tyre le të jetë në krahun e mesditës. Prijësi Elisuri, i biri i Sedeurit.

11Të gjithë luftëtarët e tij të regjistruar: dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.

12Përbri tij le të ngulin tendat e veta ata të fisit të Simonit, prijësi i të cilëve ishte Salamieli, i biri i Surisadait.

13Tërë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistruan ishin pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.

14Në fisin e Gadit prijës ishte Eliasafi, i biri i Deuelit.

15Tërë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistruan: dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.

16Të gjithë të regjistruarit në njësitë e Rubenit: njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë sipas njësive të tyre. Këta le të çojnë të dytët.

17Atëherë le të çojë Tenda e takimit, kështu që zemërimia e Levitëve të gjendet në mes të zemërimiave. Sikurse të çojë ashtu edhe le të ngulë: secili nën flamurin e vet dhe në vendin e vet.

18Në krahun e perëndimit le të jetë flamuri i njësive të bijve të Efraimit sipas njësive të tyre. Prijësi i tyre ishte Elisamai, i biri i Amiudit.

19Gjithë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistrua: dyzet mijë e pesëqind.

20Me ta ishte fisi i Manaseut, prijësi i të cilëve ishte Gamalieli, i biri i Fadasurit.

21Ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistrua: tridhjetë e dy mijë e dyqind.

22Në fisin e bijve të Beniaminit prijës ishte Abidani, i biri i Gjedeonit.

23Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij: tridhjetë e pesë mijë e katërqind të regjistruar.

24Të gjithë të regjistruarit në njësitë e Efraimit: njëqind e tetë mijë e njëqind. Këta me njësitë e tyre le të çojnë të tretët.

25Në krahun e veriut flamuri i zemërimiimit të fisit të Danit, sipas njësive të tij. Prijësi i njësive të tij ishte Ahiezeri, i biri i Amisadait.

26Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistruan: gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind të regjistruar.

27Përbri tij le të ngulen çadrat e fisit Aser, prijësi i të cilëve ishte Fegieli, i biri i Ohranit.

28Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij që u numërua: dyzet e një mijë e pesëqind të regjistruar.

29Prijësi i fisit të Neftaliut ishte Ahirai, i biri i Enanit.

30Mbarë ushtria e luftëtarëve të tij që u regjistrua: pesëdhjetë e tri mijë e katërqind.

31Të gjithë të regjistruarit në taborret e Danit: njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind të regjistruar. Këta le të çojnë të fundit sipas flamujve të vet”.

32Ky është numri i bijve të Izraelit të regjistruar sipas vëllazërive dhe barqeve të veta në njësi ushtarake: të gjithë të regjistruarit sipas njësive të tyre: gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë.

33Levitët nuk qenë regjistruar ndër bijtë e Izraelit: sepse kështu Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.

34Izraelitët bënë pikërisht ashtu si u kishte urdhëruar Zoti: zemërimiuan nën flamujt e vet e çonin sipas fiseve e barqeve të të parëve të vet.