1E Zoti foli me Moisiun në shretëtirën e Sinait në Tendën e takimit, ditën e parë të muajit të dytë, të vitit të dytë pasi ata dolën prej Egjiptit e tha:
2“Bëjeni numërimin e mbarë bashkësisë së bijve të Izraelit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre dhe shënoni emër për emër secilin mashkull,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3njëzet vjet e përpjet, të të gjithë izraelitëve që mund të shkojnë në luftë dhe ti e Aroni shënoni sipas njësive të tyre.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Me ju le të jetë nga një njeri për fis, prijësi i fisit të vet”.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të caktuarit për regjistrim
5“Ja, emrat e atyre që do t’ju gjenden në ndihmë: për fisin e Rubenit, Elisuri, biri i Sedeurit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Për fisin e Simonit, Salamieli, biri i Surisadait.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Për fisin e Judës, Nahasoni, biri i Aminadabit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Për fisin e Isaharit, Natanaeli, biri i Suarit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Për fisin e Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Për fisin e bijve të Jozefit: për Efraimin, Elisamai, biri i Amiudit; për Manaseun, Gamalieli, biri i Fadasurit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për fisin e Beniaminit, Abidani, biri i Gjedeonit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Për fisin e Danit, Ahiezeri, biri i Amisadait.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Për fisin e Aserit, Fegieli, biri Ohranit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Për fisin e Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Për fisin e Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit”.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Këta ishin burrat e zgjedhur të bashkësisë, prijësit e fiseve përkatëse, krerët e mijërave të izraelitëve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Moisiu e Aroni i morën këta njerëz të caktuar për emër
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe ditën e parë të muajit të dytë e mblodhën në bashkim mbarë bashkësinë. Dhe i regjistruan sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut. Qenë numëruar në shkretëtirën e Sinait.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Regjistrimi
20Prej pasardhësve të Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, të gjithë meshkujt të shkruar emër për emër që janë të aftë për të dalë në luftë prej moshës njëzet vjeç e përpjetë:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21u regjistruan prej fisit të Rubenit dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Prej bijve të Simonit u regjistruan pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër meshkujt që janë të aftë për të dalë në luftë, njëzet vjeç e përpjetë:
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23u regjistruan prej fisit të Simonit pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prej bijve të Gadit, pasardhësit sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër meshkujt që janë të aftë për të dalë në luftë njëzet vjeç e përpjetë: u regjistruan
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prej bijve të Judës pasardhës sipas vëllazërive e barqeve të tyre, emër për emër të gjithë që ishin të aftë për të dalë në luftë, njëzet vjeç e përpjetë:
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27u regjistruan shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Prej bijve të Isaharit pasardhës, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, emër për emër, njëzet vjeç e përpjetë u regjistruan të gjithë ata që ishin të aftë të dalin në luftë:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prej bijve të Zabulonit pasardhës, sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre, u shkruan për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë, që mund të dilnin në luftë:
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Prej bijve të Jozefit, bijve të Efraimit, pasardhës sipas vëllazërive e barqeve të tyre, u regjistruan emër për emër prej vitit të njëzetë e përpjetë të gjithë meshkujt të aftë për të dalë në luftë:
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33dyzet mijë e pesëqind.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kurse prej bijve të Manaseut pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër njëzet vjeç e përpjetë të gjithë ata që mund të dilnin në luftë:
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35tridhjetë e dy mijë e dyqind.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Prej bijve të Beniaminit pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë që mund të dilnin në luftë:
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37tridhjetë e pesë mijë e katërqind.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Prej bijve të Danit pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër secili të gjithë njëzet vjeç e përpjetë që mund të shkonin në luftë:
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Prej bijve të Aserit pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë, që mund të dilnin në luftë:
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41dyzet e një mijë e pesëqind.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Prej bijve të Neftaliut pasardhës sipas vëllazërive dhe barqeve të tyre u regjistruan emër për emër të gjithë njëzet vjeç e përpjetë që mund të dilnin në luftë:
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43pesëdhjetë e tri mijë e katërqind.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Këta janë ata që i regjistruan Moisiu e Aroni dhe dymbëdhjetë prijësit e Izraelit, secili sipas vëllazërive të etërve të vet.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Numri i të gjithë bijve të Izraelit sipas fiseve të tyre, njëzet vjeç e përpjetë që mund të dilnin në luftë,
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46ishte gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Porse levitët nuk qenë regjistruar me ta sipas fisit të babait të tyre.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjendja e levitëve
48Zoti foli me Moisiun e tha:
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49“Fisin e Levit mos e numëro dhe mos e shtjer në numrin e bijve të Izraelit,
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50por caktoj ata për shërbesë në Tendën e Dëshmisë, për të gjitha orenditë e saja dhe për gjithçka i përket asaj. Ata le ta mbartin Banesën dhe të gjitha pjesët përkatëse të saja, le të shërbejnë në të dhe le të fushohen rreth saj.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Kur do të duhet të bëhet çoja, levitët le ta shkrehin Banesën; kur do të duhet të zemërimiojmë, ata le ta ngrehin. Kushdo që s’është i fisit të Levit e të afrohet, le të vritet.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Kurse bijtë e tjerë të Izraelit le të fushojnë secili në fushimin e vet te flamuri i vet me njësitë e veta.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Ndërsa levitët le t’i ngulin tendat e veta rreth Tendës së Dëshmisë që të mos ndezet Zemërimi kundër bashkësisë së izraelitëve e le të bëjnë rojën e Tendës së Dëshmisë”.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Po kështu vepruan bijtë e Izraelit. Bënë pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti Moisiut.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.