SHTOJCË: shpërblimi i personave e i sendeve
A. Persona
1Zoti foli me Moisiun e tha:
2»Fol me bijtë e Izraelit e thuaju: Njeriu që bëri kusht dhe i kushtoi Zotit një njeri, për ta shpërblyer, le ta japë çmimin sipas vlerësimit:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3për mashkull, njëzet deri në gjashtëdhjetë vjeç, le të japë pesëdhjetë sikla argjendi - sipas masës së shenjtërores;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4për femër, tridhjetë;
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5për mashkull pesë deri në njëzet vjeç, le të japë njëzet sikla; për femër dhjetë;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6për mashkull, një muajsh deri në pesë vjeç, le të jipen pesë sikla; për femër tre;
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7mashkulli gjashtëdhjetëvjeçar e përpjetë, le të japë pesëmbëdhjetë sikla, femra, dhjetë;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në qoftë se është i varfër dhe nuk mund ta paguajë vlerën, le ta sjellë para priftit dhe sa të çmojë ai se është i zoti të japë, aq le të japë.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
B. Kafshët
9»Nëse ndokush kushton një kafshë të pastër që mund t’i flijohet Zotit, do të jetë gjë e shuguruar
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe nuk mund të ndërrohet, d.m.th. as e keqja me të mirën, as e mira me të keqen. Po qe se ndokush e ndërron, atëherë edhe ajo që u ndërrua dhe ajo me të cilën ndërrohet, do të jenë të dyja të shuguruara Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nëse ndokush e bën kusht një kafshë të papastër që nuk mund t’i flijohet Zotit, le të sillet para priftit,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12i cili le ta vlerësojë qoftë lirë qoftë shtrenjtë, le t’i rrijë çmimit që ai të caktojë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E nëse, ai që e kushtoi, dëshiron ta shpërblejë, le t’i shtojë çmimit të pestën pjesë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
C. Shtëpitë
14»Nëse ndokush e bën kusht shtëpinë e vet si gjë të kushtuar Zotit, prifti le ta vlerësojë a është e mirë ose e keqe e le t’i rrihet vlerësimit që prifti t’i bëjë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, nëse ai që e bëri kusht dëshiron ta shpërblejë, le të shtojë përmbi çmim të pestën pjesë e le t’i mbesë shtëpia.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ç. Arat
16»Po qe se e bëri kusht arën e pronës së vet dhe ia ka shenjtëruar Zotit, çmimi le t’i vlerësohet sipas masës së mbjelljes: nëse toka mbillet me tridhjetë homer elb, le të çmohet pesëdhjetë sikla argjendi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Nëse e kushtoi tokën fill pas vitit jubilar, le të çmohet aq sa të vlejë sipas këtij vlerësimi.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por, nëse kushtohet pas një kohe të caktuar, prifti le t’ia caktojë shumën e parasë sipas numrit të vjetëve që mbesin deri në jubile, duke zbritur numurin e viteve të mëparshme.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Po qe se ai që e kushtoi tokën do ta shpërblejë, le ta shtojë të pestën e vlerës përmbi çmim, e le ta ketë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po nëse nuk do ta shpërblejë, por ia shet një tjetri, kushdo ai qoftë, nuk do të mund të shpërblehet më;
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21por, kur të vijë dita e jubileut, do të jetë gjë e shuguruar Zotit si arë e kushtuar ‘për sosje’: do të bëhet pronë e priftit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Po nëse i bëhet kusht Zotit një arë e blerë, që nuk është nga prona e të parëve,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23prifti le t’i caktojë çmimin sipas numrit të vjetëve deri në jubile dhe po atë ditë le ta paguajë çmimin si send të shuguruar Zotit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Në vitin e jubileut toka le t’i kthehet pronarit të mëparshëm që e pati shitur, atij prona e të cilit ishte trashëgim.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Të gjitha vlerësimet le të bëhen në sikla të Shenjtërores. - Sikli vlen njëzet gera.«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rregulla të veçanta për shpërblim
a/ Të parëlindurit
26»Askush s’mund t’ia shugurojë Zotit me kusht të parëlindurin e kafshëve, që edhe ashtu i përket Zotit: qoftë bagëti e trashë qoftë e imët, i përket Zotit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Nëse është prej kafshëve të papastra, le ta shpërblejë ai që e kushtoi sipas çmimit dhe le ta shtojë të pestën e çmimit; nëse nuk do ta shpërblejë, le të shitet sa është vlerësuar.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
b/ Gjëja e kushtuar ‘për sosje’
28»Porse asnjë send qi i është kushtuar Zotit »për sosje« prej pronës së ndokujt dhe i është shuguruar atij: qoftë ai njeri, kafshë ose arë, as s’mund të blehet as s’mund të shpërblehet; çdo gjë që t’i jetë shuguruar njëherë Zotit, do të jetë gjëja më e shenjtë në nder të Zotit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Dhe çdo njeri që të jetë bërë kusht »për sosje«, të mos shpërblehet, por të vritet.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
c/ Të dhjetat
30Për bagëti merrej e dhjeta vetëm e kafshëve të pastra. »Të gjitha të dhjetat e tokës qofshin drithëra ose fruta të pemëve, i përkasin Zotit, gjë e shenjtë në nder të Zotit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Nëse ndokush dëshiron të shpërblejë ndonjë pjesë të dhjetave të veta, le të shtojë përmbi të të pestën pjesë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Të gjitha të dhjetat: lopë, dele, dhi, që kalojnë nën shkopin e bariut, d.m.th. çdo e dhjeta, le të jetë e shuguruar Zotit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Mos të shikohet a është e mirë a po e keqe, dhe të mos ndërrohet me tjetër; po qe se ndokush e ndërron, atëherë e ajo që u ndërrua dhe ajo me të cilën ndërrohet, le jetë e shuguruar Zotit dhe të mos shpërblehet.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Këto janë urdhërimet që Zoti ia dha Moisiut në malin Sinai për bijtë e Izraelit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.