1Moisiu u tregoi izraelitëve gjithçka i kishte urdhëruar Zoti.
Ligji mbi kushte
2Atëherë Moisiu u tha prijësve të fiseve të izraelitëve: Ja çka urdhëroi Zoti:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3“Nëse ndokush ia bën Zotit ndonjë kusht, ose me përbetim zotohet të heqë dorë nga diçka, mos ta hajë fjalën e vet, por gjithçka premtoi le ta çojë në vend.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gruaja, nëse i kushton çkado Zotit, ose zotohet me përbetim se do të heqë dorë nga diçka: nëse është në shtëpinë e t’et dhe ende në moshën e rinisë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5e i ati i saj e merr vesh se ka bërë atë kusht ose përbetim e nuk bën zë, atëherë janë të vlefshme të gjitha kushtet e saja e çfarëdo përbetimi që merr mbi vete.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kurse, porsa dëgjon i ati, i kundërshton, si kushti si zotimi me betim i saj, janë të pavlefshëm, Zoti do ta falë, sepse i kundërshton i ati.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëse bën ndonjë kusht ose e lidh veten me mendjelehtësi me përbetim e zotim se do të përmbahet, po pastaj martohet:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8atë ditë që burri i saj e merr vesh për këtë gjë e nuk i kundërshton, kushti është i vlefshëm dhe ajo duhet të kryejë, çkado që premtoi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kurse, kur i shoqi e merr vesh, i kundërshton bëhen të pavlefshme si kushti e premtimet e saja dhe me të cilat është lidhur: Zoti do t’ia falë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Vejusha dhe e lëshuara çkado të kushtojnë, detyrohen ta plotësojnë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Gruaja në shtëpinë e burrit, nëse lidhet me ndonjë kusht ose me përbetim merr ndonjë zotim,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12nëse burri i saj merr vesh e hesht dhe nuk i kundërshton premtimit me kusht, duhet të kryejë çkado që premtoi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por, nëse burri, posa merr vesh, i kundërshton, nuk do të vlejë premtimi, sepse burri i kundërshton: dhe Zoti do t’ia falë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Nëse u kushtua ose edhe lidhet me përbetim të bëjë pendesë me njënesë, burrit i përket ta pranojë ose ta mohojë kushtin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por, nëse i shoqi e merr vesh e hesht dhe e shtyn të vendosë prej ditës në ditë: çfarëdo që kushtoi ose premtoi, le ta çojë në vend, sepse, prej ditës që dëgjoi, heshti.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por, nëse kundërshtoi, dikur vonë, përgjegjësinë e merr mbi vete për gabimin e gruas”.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Këto janë ligjet që Zoti ia dha Moisiut lidhur me burrin e gruan, lidhur me babanë dhe të bijën ende të re që gjendet ende në shtëpinë e t’et.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.