Të gjithë kapitujt

Numrat · Kapitulli 34

Kufijtë e vendit, Pleqtë e caktuar për të bërë ndarjen

29 vargje

Kufijtë e vendit

1Zoti foli me Moisiun e tha:

2“Urdhëroju bijve të Izraelit e thuaju: Kur të hyni në dheun Kanaan e ta merrni në trashëgim me anë të shortit, ja vendi me kufijtë e tij:

3Pjesa e jugut do të fillojë prej shkretëtirës Sin, që gjendet përbri Edomit. Për kufi në anën e lindjes do të ketë Detin e Kripur.

4Atëherë kufiri do të marrë anën e jugut në krahun e shpatit Akrabim /d. m. th. të Gallomëve/, dhe do të vazhdojë nëpër Sinin e të arrijë në jug në Kadesbarnë. Prej andej do të marrë drejt Asaradarit e do të mbërrijë deri në Asemonë.

5Prej Asemonës kufiri do të bëjë dredhë drejt lumit të Egjiptit për të dalë në bregun e Detit të Madh.

6Për kufi të perëndimit do të fillojë prej Detit të Madh e me të do të marrë fund.

7Për kufi në anën e veriut do të jetë prej Detit të Madh drejt e në malin Hor;

8prej tij do të shkojë në hyrje të Ematit e do të marrë fund në Sedadë.

9Atëherë kufijtë do të vazhdojnë deri në Zefronë e në Asarenon. Ky do të jetë kufiri verior.

10Prej këndej le të vihen kufijtë në krahun e lindjes prej Asarenonit deri në Sefamë.

11Prej Sefamës le të zbresin deri në Reblë në anën e lindjes të Ajinit. Prej andej le të vazhdojnë të zbresin e të mbërrijnë deri në krahun e Detit Keneret në lindje

12e të prekin deri në Jordan e të marrin fund në Detin e Kripur. Kjo do të jetë toka juaj me kufij përreth”.

13Moisiu u dha bijve të Izraelit këto udhëzime: “Kjo është toka që do ta fitoni me short dhe të cilën Zoti urdhëroi t’u ndahet nëntë fiseve e gjysmës së një fisi.

14Sepse fisi i Rubenit, sipas vëllazërive të veta dhe fisi i Gadit sipas vëllazërive të veta si dhe gjysma e fisit të Manaseut,

15d. m. th. dy fise e gjysmë i morën pjesët e veta përtej Jordanit, përballë Jerikut, në anën e lindjes.”

Pleqtë e caktuar për të bërë ndarjen

16Atëherë Zoti i tha Moisiut:

17“Këta janë emrat e njerëzve që do t’jua ndajnë tokën: Eleazari prift dhe Jozuehi i Nunit

18dhe për çdo fis nga një prijës.

19Këta janë emrat e tyre: prej fisit të Judës, Kalebi, biri i Jefoneut;

20prej fisit të Simonit, Samueli, biri i Amiudit;

21prej fisit të Beniaminit, Elidadi, biri i Kaselonit;

22prej fisit të bijve të Danit, Boci, biri i Jogliut;

23prej bijve të Jozefit: prej fisit të Manaseut, Hanieli, biri i Efodit;

24prej fisit të Efraimit, Kamueli i Seftanit;

25prej fisit të Zabulonit, Elisafani i Farnakut;

26prej fisit të Isaharit, prijësi Faltiel, biri i Ozanit;

27prej fisit të Aserit, Ahiudi i Salomiut;

28prej fisit të Neftaliut, Fedaeli i Amiudit.”

29Këta janë njerëzit që Zoti u urdhëroi t’ua ndajnë bijve të Izraelit dheun e Kanaanit.