Pjesa e levitëve
1Po edhe këto i tha Zoti Moisiut në rrafshin e Moabit, përbri Jordanit, përballë Jerikut:
2“Urdhëroju bijve të Izraelit t’ua japin levitëve prej pronave të tyre disa qytete për të banuar dhe kullotat rreth qyteteve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Qytetet le t’i kenë për të banuar e kullotat përreth për të mbajtur bagëtitë, gjënë e gjallë të tyre.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kullotat që do t’ua lëshoni levitëve le të shtrihen jashtë mureve të qyteteve deri në një mijë kutë hapësirë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Matni prej qytetit jashtë në lindje dy mijë kutë, në jug po ashtu dy mijë kutë, po edhe në anë të detit ‑ që është në perëndim ‑ dy mijë kutë, po dhe në anë të veriut të jetë e njëjta masë. Qytetet le të jenë në mjedis. Kaq do të jetë rrethina e qyteteve të tyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prej qyteteve që keni për t’ua dhënë levitëve, gjashtë le të jenë qytete strehim, ku të mund të strehohet ai që gand derdhi gjakun. Përveç këtyre, jepuni edhe dyzet e dy qytete të tjera,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7d. m. th. të gjitha së bashku dyzet e tetë me rrethinat e tyre.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Qytetet që do t’i ndani prej pronës së bijve të Izraelit, merrni më shumë prej atyre që kanë shumë e më pak prej atyre që kanë pak. Secili fis le t’ua lëshojë qytetet levitëve sipas masës së pronës së vet”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qytetet strehim
9Zoti i tha Moisiut:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10“Fol me bijtë e Izraelit e thuaju: Kur ta kaloni Jordanin në dheun e Kanaanit,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11zgjidhni qytetet që do të jenë strehë për të ikur, për ata që pa dashur vranë ndonjë njeri.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Këto qytete le të jenë për ju strehim kundër hakmarrësve që vrastari të mos vdesë pa pasë dalë në gjyq para bashkësisë dhe pa pasë qenë gjykuar rasti i tij.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prej gjashtë qyteteve që do t’i ndani si qytet strehim,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14tri le të jenë përtej Jordanit e tri në dheun e Kanaanit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këto gjashtë qytete le të jenë për strehimin qoftë të bijve të Izraelit qoftë edhe për të ardhur e shtegtarë që në këto gjashtë të strehohet ai që gand derdhi gjakun.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por nëse ndokush godit ndokënd me ndonjë gjë të hekurt dhe i godituri vdes, goditësi le të jetë fajtor i vrasjes, le të vdesë edhe ai.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Nëse e gjuan me gur vdekjeprurës, dhe i godituri vdes, po ashtu goditësi le të dënohet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Nëse e godit me dru që mund ta vrasë dhe e vret; është vrastar, edhe ai le të dënohet me vdekje.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Hakmarrësi i gjakut le ta vrasë! Posa ta takojë, le ta vrasë!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nëse ndokush e shtyn ndokënd prej urrejtjes ose hedh ndonjë gjë me qëllim në të
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21ose, pse e ka armik, i bie me dorë, dhe i godituri vdes, goditësi është fajtor i vrasjes: hakmarrësi i gjakut, posa ta gjejë, le ta vrasë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por, nëse e godit rastësisht e pa mëri dhe, nëse hedh ndonjë gjë në të pa qëllim,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23ose nga pavëmendja lëshon ndonjë gur në të, pa e pasë parë, e ky vdes, megjithëse nuk e urreu as nuk ia deshi të keqen,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24le të vendosë bashkësia ndërmjet goditësit dhe kërkuesit të gjakut sipas këtyre rregullave
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25dhe le ta lirojë vrastarin prej dorës së kërkuesit të gjakut dhe le ta çojë në qytetin strehim ku qe strehuar. Le të qëndrojë aty deri që kryeprifti, që është i shuguruar me vajin e shugurimit, të vdesë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Por, nëse vrastari del prej qytetit strehim, në të cilin është strehuar
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe e gjen kërkuesi i gjakut jashtë kufijve të qytetit strehim dhe e vret, kjo nuk i çmohet si njerivrasje,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28sepse i dali në gjak e ka pasur për detyrë të qëndrojë në qytetin e strehimit derisa të vdesë kryeprifti. Pasi të vdesë kryeprifti vrastari le të kthehet në tokën e vet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kjo le të jetë për ju rregullore drejtësie prej breznie në brezni kudo që të banoni.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Vrastari le të vritet vetëm nën dëshminë e disa dëshmitarëve; me dëshminë e vetëm të një dëshmitari askush të mos dënohet me vdekje.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Nuk guxoni të merrni shpërblimin për vrastarin që e meriton vdekjen: por le të vdesë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32As mos e pranoni shpërblimin e askujt që është strehuar në qytetin strehim, që të kthehet e të jetojë në truallin e vet para se të vdesë kryeprifti.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Mos e bëni të papastër tokën e banimit tuaj, sepse gjaku e bën tokën të papastër, dhe mbi të nuk mund të bëhet tjetër rit zgjidhjeje, përveç me gjakun e atij që e derdhi gjakun e tjetrit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Mos e ndyni tokën e banimit tuaj, ndërsa e dini se unë banoj me ju. Sepse unë jam Zoti që banoj ndër bijtë e Izraelit”.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.