Titulli
1Fjala e Zotit që i qe drejtuar Ozesë, birit të Beeriut, në kohën e Ozisë, Joatamit, Akazit e Ezekisë, mbretërve të Judës, dhe në kohën e Jeroboamit, birit të Joasit, mbretit të Izraelit.
I. MARTESA E OZESË DHE VËSHTRIMI SIMBOLIK I SAJ
Martesa dhe fëmijët e Ozesë
2Fillimi i fjalës së Zotit me anë të Ozesë. Zoti i tha Ozesë: »Shko e merre një grua që bën lavirësi e ki fëmijë nga lavirësia e saj, sepse vendi s’bën tjetër, por lavirësi ndaj Zotit.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai shkoi, pra, e mori Gomerën, bijën e Debelaimit. Kjo ngjizi dhe i lindi djalin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti i tha: »Ngjitja emrin ‘Jezrahel’, sepse edhe pak kohë e do ta ndëshkoj gjakun e Jezrahelit mbi shtëpinë e Jehuit dhe do t’i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atë ditë do ta copëtoj harkun e Izraelit në fushën e Jezrahelit.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Gomera mbeti përsëri shtatzënë dhe lindi vajzë. Zoti i tha: »Ngjitja emrin: ‘E Pamëshira’, sepse nuk do të kem më mëshirë ndaj shtëpisë së Izraelit, nuk do ta fal më.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Unë do ta kem në hir shtëpinë e Judës, do t’i shëlboj në Zotin, Hyjin e tyre, e s’do t’i shpëtoj me hark, shpatë, luftë, kuaj e kalorës.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pasi Gomera ‘Të Pamëshirën’ e ndau prej gjirit, ngjizi e lindi edhe një djalë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9I tha: »Quaje ‘Jo-Populli-Im’, sepse ju nuk jeni populli im e unë nuk jam më ‘Ai që jam’ për ju.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.