Ardhmëria e Izraelit
1Bijtë e Izraelit për nga numri do të jenë porsi rëra e detit që s’mund të matet as s’mund të njehet. Do të ndodhë: në vend ku u thuhej: ‘Ju nuk jeni populli im’, do t’u thuhet: ‘Bijtë e Hyjit të gjallë!’
2Do të bashkohen bijtë e Judës së bashku me bijtë e Izraelit, do të caktojnë për vete një krye të vetëm e do të dalin nga vendi, sepse do të jetë e madhe dita e Jezrahelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Thoni vëllezërve tuaj: ‘Populli Im’, motrave tuaja: ‘Mëshirëmadhja!’
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti dhe bashkëshortja e pabesë
4Pandeheni nënën tuaj, pandeheni, sepse ajo s’është më gruaja ime, unë nuk jam më burri i saj! Le t’i heqë prej fytyrës së vet shenjat e lavirësisë dhe shenjat e pabesnikërisë nga mesi i kraharorëve të saj;
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5ndryshe do ta zhvesh cullak, lakuriq si kur u lind e do ta kthej në shkretëtirë, në tokë të etur shkrumb për ujë: do të bëj shpirti t’i dalë nga etja!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6S’do të kem dhimbë për bijtë e saj pse janë pjellë e lavirësisë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëna e tyre u lavirësua, ngjizësa e tyre turpërisht veproi sepse tha: ‘Do të shkoj pas dashnorëve të mi, ata më japin bukë e ujë, lesh e li e vaj e pije.’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prandaj, ja, unë rrugën tënde me ferrëkuqe do ta zë, me ledhe do ta rrethoj, s’do t’i gjejë shtigjet e veta!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do të vrapojë përpas dashnorëve, s’do t’i zërë; do t’i lypë, por s’do t’i gjejë, e do të thotë: ‘Po kthehem te burri im i parë, sepse isha më e lume se tash!’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nuk e dinte se unë i jepja grurë e verë edhe vaj të mirë; i dhuroja argjend e ar, që e përdorën për të punuar baalët.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj do të shkoj e do të marr prapa grurin tim në kohën e tij, edhe verën në kohën e saj, do të marr prapa lesh e li me të cilët duhej të mbulonte veten.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Turpësinë tash do t’ia zbuloj po ndër sy të dashnorëve të saj, s’gjendet ai që prej dorës të ma nxjerrë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do t’i jap fund çdo gëzimi të saj, festimit të saj, hënës së re të saj, të shtunave e të kremteve të saja.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do t’ia prish vresht e fiq, për të cilët tha: ‘Ja këto janë shpërblimi im që m’i dhanë dashnorët e mi!’ E në shkurre do t’i kthej do t’i hanë kafshët e fushës.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Do t’i paguajë ditët e baalëve, kur u digjte kem të erëndshëm, stolisej me vathë e argjende e i ndiqte dashnorët e vet e mua më harronte - është fjala e Zotit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti e ripërtërit bashkimin
16Prandaj vetë do ta josh atë, do ta shpie në shkretëtirë e do t’i flas zemrës së saj.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Do t’i kthej vreshtat e saja, do ta shndërroj luginën Akor në derë shprese. Atje ajo do të përgjigj porsi në ditët e rinisë së vet, porsi në ditët kur pati dalë prej tokës së Egjiptit!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E do të ndodhë po shi atë ditë - është fjala e Zotit, ti do të më thërrasish: ‘Fati im’, e s’do të më quash më: ‘Baali im’.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prej gojës së saj do të heq baalët, emrin s’do t’ua kujtojë më.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atë ditë për ta do të lidh besë me egërsirat e malit, me fluturakë të qiellit e me zvarrënikët e tokës. Prej vendit do të zhbij hark e shpatë e luftë: do t’i bëj të pushojnë të qetë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Do të të bëj fatin tim të përhershëm, do të të fejoj në drejtësi e në të drejtë, me dhembëshuri e dashuri.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Do të të fejoj në besnikëri e ti Zotin do ta njohësh!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ja ç’do të ndodhë: atë ditë do të vështroj uratën - është fjala e Zotit, unë do ta vështroj qiellin edhe ai do të vështrojë tokën;
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Edhe toka do të përgjigjet me grurë, verë e vaj të mirë e këto do t’u përgjegjen pritjeve të Jezrahelit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Do ta mbjell për mua në vend, do ta dua ‘Të-Pa-Mëshirën’;
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26do t’i them: ‘Jo-Popullit-Tim’, ‘Ti Je-Populli-Im’ e ai do të më thotë: ‘Ti Je-Hyji-Im.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.