Ozeja e rimerr gruan e pabesë dhe e sprovon. Shtjellimi i simbolit
1Zoti më tha edhe: »Shko e duaje përsëri gruan që ka mik e është kurorëshkelëse, sikurse edhe Zoti i do bijtë e Izraelit, ndërsa ata u sillen hyjnive të huaja e u pëlqejnë kuleçtë e rrushit.«
2Unë e bleva për pesëmbëdhjetë pare argjendi e për një masë e gjysmë elbi.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I thashë: »Do të më presish për shumë ditë pa u lavirësuar e pa iu dhënë asnjë njeriu; po as vetë nuk do të të afrohem.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse edhe bijtë e Izraelit do të rrinë shumë ditë pa mbret, pa princ, pa fli, pa gurngulur, pa efod e pa terafim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mandej do të kthehen bijtë e Izraelit e do ta kërkojnë Zotin, Hyjin e vet, e Davidin, mbretin e vet. Me frikë do t’i afrohen Zotit dhe të mirave të tija në mbarimin e ditëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.