Ndëshkimi i idhujtarisë
1Kur Efraimi merrte fjalën, shtinte tmerr; ishte princ ai në Izrael. Por me Baal u bë fajtor e sharroi!
2Edhe tash vazhdojnë të mëkatojnë: punojnë një vepër shkrirjeje, me argjend të vet me teknikë të veten - disa idhuj! Vepër mjeshtrish e asgjë tjetër. »Këtyre - u urdhërojnë - flijonu!« Edhe njerëzit puthin viçat!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Këndej do të jenë porsi reja e mëngjesit, porsi vesa para diellit, byk që era e tret nga lëma, porsi tymi kur del prej oxhakut.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi i paevarisë
4»E pra, unë jam Zoti, Hyji yt, qysh prej dheut të Egjiptit, tjetër Hyj mos njih pos meje, shëlbues tjetër pos meje nuk ka.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Unë të ushqeva në shkretëtirë, në atë vend të thatë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në kullotë të mirë erdhën e u nginë, kur u nginë çuan krye e prandaj edhe më harruan.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu për ta luaneshë do të bëhem, si leopardi do t’u rri në pritë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Do t’u sulem, si arusha, zogjsh grabitur, do t’ua shqyej gjoksin rreth zemrës, si luani në vend do t’i përlaj, egërsirat kortarë do t’i bëjnë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbarimi i mbretërisë
9Unë po të zhbij, o Izrael; kush është ai që mund të të ndihmojë?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E ku është tash ai mbreti yt që të të shpëtojë në qytete të tua. E gjyqtarët e tu për të cilët the: ‘Më jep një mbret e disa princa’?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ta jap mbretin në felgrimin tim e ta heq në zemërimin tim.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrënimi i pashmangshëm
12Lidhur mirë janë fajet e Efraimit, në vend të fshehtë ruhet mëkati i tij.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dhimbat e lindëses mbi të do të bien; do të jetë djalë që mend nuk ka, pse nuk del në kohë të vet nga kraharori i s’ëmës së vet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do t’i çliroj nga dora e Nëntokës? Vallë prej vdekjes t’i shpëtoj? Ku është, o vdekje, murtaja jote? Ku është, Nëntokë, murtaja jote? Dhimba u fsheh prej syve të mi!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ndërsa ai mes vëllezërish përparon, do të lëshohet era përcëlluese, era e Zotit prej shkretëtirës do të vijë, do t’ia thajë burimet, krojet do t’ia shterojë, do të rrëmbehet vishtari, çdo enë e paçmueshme.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.