1Do ta paguajë Samaria se u çua kundër Hyjit të vet: trimat do të bien prej shpatës, foshnjat do të bëhen kortarë, shtatzënave do t’u çahet barku!
III. KTHIMI I IZRAELIT E PAMJE E MIRË PËR TË ARDHMEN
Kthim i çiltër i Izraelit kah Hyji
2Kthehu, o Izrael, te Zoti, Hyji yt, faji yt që more në thua!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Bëni gati fjalët e uratës edhe kthehuni kah Zoti e thoni: ‘Na shlyej fajet, prano të mirën që mund të bëjmë e do të kushtojmë frytin e buzëve tona.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Asyria s’do të na shpëtojë, kalit në shpinë nuk do t’i hypim as s’do t’i thërrasim më ‘Hyjnitë tona!’ veprat e duarve tona, sepse në ty bonjaku e gjen mëshirën.’
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5»Do t’ua shëroj pabesnikinë, do t’i dua me bujari, sepse m’u largua zemërimi prej tyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Vesë do të jem për Izraelin, porsi lili do të lulëzojë, si cedri në Liban do të lëshojë rrënjët.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Hapët e drejtë do t’i shtrijë gemat, bukurinë do të ketë të ullirit, era e tij erë e Libanit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Do të vijnë të rrinë nën hijen time, do të bëjnë të përparojë gruri, porsi vreshti do të ngallisë verë të përmendur si vera e Libanit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Efraimi ç’ka më me idhuj të përbashkët? Unë e vështroj e kujdesem për të. Unë si bredhi gjithmonë i blertë: prej meje të vjen fryti yt!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qortimi përfundues
10Kush është i urtë, t’i marrë vesh këto, Kush është i mençur, do t’i dijë këto! Të drejta janë rrugët e Zotit e të drejtët nëpër to ecin, ndërsa të këqijtë në to marrin në thua.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.