Priftërinjtë, të mëdhenjtë e mbreti e çojnë popullin në rrënim
1Dëgjojeni këtë gjë, priftërinj, vështro mirë, shtëpia e Izraelit, dëgjoni, shtëpi e mbretit, ju që të drejtën duhej të ruanit, ju u bëtë lak në Masfë, rrjetë e shtrirë përmbi Tabor!
2Një gropë të thellë hapën në Setim; ju të gjithëve do t’ju ndëshkoj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Unë e njoh mirë Efraimin, s’e kam të panjohur Izraelin: u lavirësove tash, o Efraim, i përdhosur je, o Izrael!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Veprat e tyre s’do t’i lënë të kthehen te Hyji i vet, se i mbuloi shpirti i fëlligështisë së tyre e s’i lë ta njohin Zotin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Krenia e Izraelit dëshmon kundër tij, Izraeli e Efraimi, për faj të vet, do të rrëzohen, edhe Juda do të bjerë me ta!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Me grigja e lori të veta do të shkojnë ta kërkojnë Zotin, por atë s’do të mund ta gjejnë: sepse u tërhoq prej tyre!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ata Zotit ia shkelën besën, sepse lindën fëmijë bastardha; do të përlahen për një muaj ata e pronat e tyre.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lufta vëllavrasëse
8Bini borisë në Gabaa edhe trompetës në Ramë, në Betaven lëshoni kushtrimin tmerrojeni Beniaminin!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ditën e ndëshimit do të shkretohet Efraimi, për fiset e Izraelit po u lajmëroj gjë të sigurt.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Na janë bërë prijësit e Judës si ata që luajnë kufijtë! Përmbi ta do ta lëshoj, porsi shi, zemërimin tim.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11I ndrydhur është Efraimi, u shkel e drejta, pse deshi të shkojë pas ndyrësisë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Qelb e gjak do të jem për Efraimin, kalbësirë për shtëpinë e Judës!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kotësi besëlidhjet me të huajt
13E pa Efraimi lëngatën e vet, edhe Juda varrën e vet: shkoi Efraimi në Asiri, dërgoi njerëz te mbreti i madh: por as ai s’do t’iu shërojë, plagën tuaj s’do ta shëndoshë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse si luaneshë do t’i jem Efraimit, zog luani për shtëpi të Judës. Unë, unë do t’i copëtoj, do të shkoj, do t’i marr e nuk ka kush t’i shpëtojë!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Do të shkoj, në banesën time do të kthehem, derisa t’i paguajnë ndëshkimet, ta kërkojnë fytyrën time, të më dëshirojnë në vuajtjet e veta!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.