Të gjithë kapitujt

Osea · Kapitulli 8

Kushtrimi, Anarki politike e idhujtari, etj.

14 vargje

Kushtrimi

1Mos e hiq borinë nga goja! Si shqiponja mbi shtëpi të Zotit, sepse e thyen besëlidhjen time, e shqelmuan Ligjin tim!

2Ata më thërrasin: ‘Hyji im!’ Të njohim, o Izrael!

3Tej e flaki Izraeli të mirën, armiku do ta përndjekë.

Anarki politike e idhujtari

4Vunë mbretër pa dijen time, princa vunë e mua s’më pyetën. Me argjend e me ar të vet punuan idhuj për vete që të sharronin.

5I urrejtshëm është viçi yt, o Samari! Kundër tyre flakë u ndez furia ime! Deri kur s’do të mund të pastrohen?

6Po, ai vjen prej Izraelit, një mjeshtër atë e punoi e Zot s’është! Shkëndijë do të bëhet viçi i Samarisë!

7Pasi mbjellin erë, stuhi do të korrin! Gruri i tyre kallinj s’do të lidhë, nëse rritet, miell s’do të japë, po edhe në dhëntë, të huajt do ta hanë!

Izraeli sharron pse i thërret të huajt në ndihmë

8Izraeli u përpi e tash është bërë ndër kombe enë e ndytë!

9U ngjitën deri në Asyri - gomar i egër që endet në vetmi - e Efraimi dhurata u jep dashunorëve.

10Ani në dashtë, le të dhurojë kombet, s’do të vonoj, do t’u jap rrugët, le të dridhen sado pak nën peshën e mbretit të princave.

Kundër kultit thjesht të jashtëm

11Kur Efraimi i shumoi lterët për mëkat, i shërbyen veç për të mëkatuar.

12Për të i shkruaja ligjet e mia të shumta, porse çmohen porsi gjë e huaj.

13Ata i duan flitë, kushtojnë mishrat dhe i hanë, por ato Zotit s’i pëlqejnë. Tash do ta kujtojë fajësinë e tyre, do t’i ndëshkojë për mëkatet e tyre: në Egjipt do të kthehen.

14Izraeli e harroi Basin e vet e ndërtoi pallate të mëdha, Juda i shumoi fortesat e veta. Zjarrin do të hjedh mbi qytetet e tyre, do t’i përpijë fortesat e tyre.