Mjerimet e shpërnguljes
1Izrael, mos u gëzo, mos galdo si popujt tjerë, sepse e le Zotin tënd për të lavirësuar, të pëlqeu shpagimi, mbi të gjitha lëmet e drithit.
2Lëma as tinari nuk do t’i ushqejnë, edhe vera në rrenë do t’i lërë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3S’do të qëndrojnë në tokën e Zotit, Efraimi do të kthehet në Egjipt, në Asyri do të hajë haje të ndyta.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zotit verë s’do t’i njomin më, flitë e tyre s’do t’i pëlqejnë më. Buka e tyre si buka e vajtorëve: kush ta hajë i papastër do të bëhet - buka e tyre veç do t’u mbajë frymën - nuk do të hyjë në shtëpinë e Zotit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Çfarë do të bëni në ditë të kremteve, ditën e festimit të Zotit?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ja, ikën para shfarosjes, Egjipti do t’i bashkojë, Memfisi do t’i varrosë: argjendin të lakmueshëm të tyre, hithat do ta trashëgojnë, tendat do t’ua mbulojnë ferrat.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lajmërimi i ndëshkimit shkakton përndjekjen e profetit
7Arritën ditët e ndëshkimit, arritën ditët e shpagimit: le ta dijë Izraeli! ‘I marrë - bërtet - është profeti! E la mendja njeriun e frymëzuar!’ Për fajësinë tënde të madhe, janë të shumta armiqësitë e tua.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Efraimi, populli i Hyjit tim, profetin po e spiunon; në të gjitha udhët i është vënë rrjeta, sulmohet der në Shtëpi të Hyjit të tij.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9U prishën veç deri aty porsi në ditët e Gabaasë! S’i harron fajësitë e tyre: do të ndëshkojë mëkatet e tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi i fajit në Beelfegor
10Unë e gjeta Izraelin, porsi rrushin në shkretëtirë si kokrrat e para të fikut të lashtë etërit tuaj i pashë. Posa arritën në Beelfegor Turpësisë ia kushtuan veten edhe u bënë të neveritshëm porsi ai send që e dashuruan.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Si shpendi Efraimit do t’i ikë nderi: jo më lindje, shtatzënësi as ngjizje!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po edhe nëse do të rrisin fëmijë, prej njerëzve do t’i zhbij; po, oh po, mjerim për ta kur unë të heq dorë prej tyre!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Efraimi, me aq sa pashë, bijtë e vet i vuri shpend për gjah, Efraimi bijtë po i çon në therore!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14‘Jepu, o Zot! E çka t’u japësh? Barkun e shuar, gjinjtë e thatë!’
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndëshkimi i fajit të Galgalës
15Tërë faji i tyre u dëftua në Galgalë, shi atje i mora në mëri. Për veprat e tyre të këqija do t’i dëboj nga shtëpia ime. S’do të vazhdoj unë më t’i dua; të parët e tyre të gjithë janë kryengritës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Efraimi u godit, rrënjët iu thanë, kurrë nuk do të japë më fryte. Po edhe në qoftë se do të lindin fëmijë, do t’i vras frytet e dashura të kraharorit të tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hyji im do t’i përbuzë, sepe Atë nuk e dëgjuan dhe do të enden nëpër kombe!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.