Pashë skllevërit duke kalëruar
1Disa miza të cofura e prishin vajin e erëbërësit, një marrëzirë e vogël peshon më rëndë se urtia e nderi.
2Mendja e të urtit çan drejt, kurse e të marrit merr udhën e mbrapshtë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por i marri edhe nëse ecën udhës, pasi nuk ka mend, të gjithë i mban për të marrë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nëse i ndizet zemërimi ndonjë të madhi kundër teje, mos e lësho vendin tënd, sepse butësia bën të pushojnë edhe mëkatet e mëdha.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Është një e keqe që e kam parë nën diell, një gabim që rrjedh prej sundimtarit:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6i marri vihet në vendet më të larta të drejtimit, kurse të aftët rrinë poshtë e më poshtë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pashë skllevërit duke kalëruar e bujarët duke ecur tokës këmbë si skllevërit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kush hap gropën, në të do të bjerë, e kush rrënon murin, do ta hajë shlligëza.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kush then gurë, vritet prej tyre, e kush çan dru, rrezikohet prej tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur tupitet hekuri e nëse nuk ia mpreh tehun, mundi shtohet: përparësia e urtisë qëndron në sukses.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nëse të ha gjarpri para se të jetë shituar, s’ke pse e thërret shituesin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Janë të këndshme fjalët e gojës së të urtit, kurse të marrin e dëmtojnë buzët e tija.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Fjalët e para të tijat janë marrëzirë e fjalët e fundit çmenduri e tmerrshme.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14I marri i shumon fjalët: “Njeriu nuk di se çfarë do të ndodhë; s’e di as se çka do të ndodhë pas tij, kush mund t’i dëftojë”?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Të marrët i mbyt mundi i vet; kush s’e di rrugën, s’mbërrin në qytet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vaj për ty, o tokë, që e ke mbretin fëmijë, se ministrat e tij gostiten që në mëngjes!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E lumja ti, o tokë, që e ke mbretin bujar, princat e tij hanë në kohën e caktuar për t’u përtërirë në fuqi e jo për zdërhallje.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Përtacit i bie pullazi, të pakujdesshmit i pikon shtëpia.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Për gëzime bëhen gostitë; vera i jep hare jetës, paraja sjell gjithçka.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mos fol keq për mbretin as me mend dhe as në dhomë të fshehtë mos e mallko pasanikun, sepse edhe shpendët e ajrit do ta mbartin zërin tënd edhe kafsha me pupla do të shpjerë ç’u tha.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.