Fati
1E njëmend, përsiata mbi të gjitha këto e hetova se si të drejtët e të urtët dhe veprat e tyre janë në dorë të Hyjit. Njeriu nuk e njeh as dashurinë as urrejtjen: para tij gjithçka është kotësi.
2Të gjithë kanë po të njëjtin fat: i drejti e keqbërësi, i miri e i ligu, i pastërti e i papastërti, ai që flijon e ai që nuk flijon. Si i miri ashtu edhe mëkatari, si ai që përbetohet ashtu edhe ai që trembet të përbetohet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kjo është e keqja më e madhe ndër të këqijat që ndodhin nën diell: për gjithkënd është po i njëjti fat. Këndej edhe zemrat e bijve të Adamit janë plot me keqbërësi dhe me marrëzirë në jetën e tyre e pastaj... fundi i fundit ndër të vdekur.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por për atë që është në shoqëri me të gjallët, ka shpresë: Më i mirë është qeni i gjallë se luani i cofur.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse të gjallët e dinë se do të vdesin, kurse të vdekurit s’dinë më asgjë dhe s’do të kenë më asfarë shpërblimi, pasi kujtimin e tyre e mbulon harresa.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po ashtu edhe dashuria e tyre, urrejtja dhe smira të gjitha së bashku morën fund e më nuk bëjnë pjesë në këtë shekull as në veprimtarinë që bëhet nën diell.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Shko, pra, e haje me hare bukën tënde, pije me gëzim verën tënde, sepse Hyji tashmë i ka pëlqyer veprat e tua.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në çdo kohë petkat e tua le të jenë të bardha dhe kokës sate mos ia mungo vajërat erëmirë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Gëzohu në jetë me gruan që e do në të gjitha ditët e jetës sate të paqëndrueshme që të janë dhuruar nën diell gjatë tërë kohës së jetës sate të zbrazët: sepse ky është fati që të takon në jetën tënde e në mundin që bën nën diell.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Gjithçka të jesh në gjendje të bësh, bëje sa më parë, sepse atje në Dhe të zi, ku do të shkosh, s’ka as veprimtari as arsye as urti as dije.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Vëzhgova e pashë nën diell edhe këtë: s’e fitojnë vrapimin të shpejtët, as të fortët luftën, as të urtët bukën, as të diturit pasurinë, as të maturit përkrahjen, por gjithçka sjell koha e rasti.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E njëmend, njeriu nuk e di mbarimin e vet, por si peshqit që bien në rrjetën ugurzezë dhe porsi shpendët që zihen në lak, kështu edhe njerëzit bëhen pre e fatkeqësisë që u vjen papritmas.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urtia e marria
13E kam parë nën diell edhe këtë gjë në lidhje me urtinë dhe e mbaj për të rëndësishme të përsiatet:
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ishte një qytet i vogël e pak njerëz kishte në të: e sulmoi një mbret i fortë, e rrethoi dhe ndërtoi rreth tij kulla luftimi të forta.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por u gjet në qytet një njeri i varfër, por i urtë dhe, në saje të urtisë së vet, e shpëtoi qytetin: më vonë askujt s’i ra ndër mend për atë njeri skamnor!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E unë them: Më e mirë është urtia se fuqia, por urtia e skamnorit përbuzet, fjalët e tija nuk dëgjohen.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Fjalët e buta të të urtëve dëgjohen shumë më tepër se britma e prijësit ndër të marrë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Më e mirë është urtia se armët e luftës; por një mëkatar i vetëm humb të mira të mëdha.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.