Të gjithë kapitujt

Predikuesi · Kapitulli 4

Shoqëria

17 vargje

Shoqëria

1U solla pastaj në anë tjetër e pashë tëgjitha dhunat që bëhen nën diell: dhe ja, lotët e të nëpërkëmburve e asnjë ngushëllues! Nga ana e dhunuesve dhunë pa asnjë ngushëllues!

2Atëherë i shpalla më të lumë të vdekurit që kishin vdekur kaherë se të gjallët që ende rrojnë,

3madje më të lumë se të dy e çansova atë që ende s’ka lindur, që ende nuk i ka parë të këqijat që bëhen nën diell!

4Përsëri u vura të shqyrtoj çdo veprimtari dhe çdo sukses në veprimtari e pashë se edhe këtu është smirë e njërit kundër tjetrit. Edhe kjo gjë pra, është kotësi dhe mihje në ujë!

5I marri i kryqëzon duart e veta dhe ha vetveten!

6Më mirë është një dorë me pushim se të dy grushtat plot, por me mund të madh e me mihje në ujë.

7Vura re gjithashtu edhe një kotësi nën diell:

8shikoj një njeri krejtësisht të vetëm: s’ka djalë, s’ka vëlla e, megjithatë, nuk pushon kurrë nga puna dhe sytë e tij kurrë nuk ngihen me pasuri dhe as s’i jepet të mendojë: “Për kë po punoj e po ia mohoj vetvetes të mirat”? Edhe kjo është një kotësi dhe një kujdesim i keq shumë!

9Më mirë janë dy së bashku se njëri vetëm: sepse më mirë paguhen për punën e vet,

10sepse, kur rrëzohet njëri, e ngre tjetri. Mjerë i vetmi! Kur të rrëzohet s’do të ketë kush ta çojë!

11Po ashtu edhe në fjetshin dy s’bashku do ta ngrohin njëri‑tjetrin. Një i vetëm si do të mund të nxehet?

12Po edhe nëse ndokush do ta sulmojë njërin, të dy së bashku do të mund t’i qëndrojnë. Litari i trefishtë nuk këputet lehtë!

13Më i mirë është djaloshi skamnor e i urtë se mbreti i moçëm e i marrë që s’lejon më të këshillohet.

14Djaloshi mund të dalë prej burgut e të bëhet mbret megjithëse ka lindur në mbretërinë e tij skamnor,

15dhe i pashë se si të gjithë që jetojnë e ecin nën diell i mbështeten djaloshit, pasardhësit të atij që e trashëgon.

16Ishte një numër i pakufi i popullit të cilit ai i printe, porse breznitë e mëvonshme nuk do të kenë pse të gëzohen për shkak të tij. Edhe kjo është kotësi dhe mihje në ujë.

17Kur të shkosh në Shtëpinë e Hyjit ki kujdes hapat e tu. Afrohu që të mund të dëgjosh, sepse kjo vlen më shumë se flia e të marrëve: vërtet është më e mirë dëgjesa se flitë e të marrëve që nuk dinë se bëjnë keq.