Pasqyra e sunduesit të mirë
1I Davidit. Psalm. Dua të këndoj dashurinë e drejtësinë, për nderin tënd, o Zot, do t’i bie muzikës!
2Do të përparoj në udhën e pafajësisë: kur do të vish ti tek unë? Do të jetoj në pastërtinë e zemrës sime, brenda shtëpisë sime.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3S’do të vë para syve të mi asnjë padrejtësi, e urrej njeriun që vepron të keqen: nuk do të qëndrojë afër meje.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zemra e keqe do të jetë larg meje, keqbërësin sdua ta njoh.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atë që fshehtas i shpifet të afërmit të vet unë do ta zhduk. Mendjemadhin dhe krenarin nuk do ta duroj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I kam sytë mbi të drejtët e vendit që të banojnë bashkë me mua, ai që ecën udhës së pafajësisë, do të jetë shërbëtori im.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nuk do të banojë brenda shtëpisë sime ai që gënjen, ai që flet gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Çdo mëngjes do të shfaros keqbërësit e vendit, do ti shfarosë prej qytetit të Zotit të gjithë ata që bëjnë paudhësi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.