Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 114

Himn Pashkësh

8 vargje

Himn Pashkësh

1ALELUJA! Kur Izraeli doli nga Egjipti, Shtëpia e Jakobit nga populli barbar,

2Judeja u bë Shenjtërorja e tij, Izraeli zotërimi i tij.

3Pa deti dhe i bëri rrugë, Jordani u kthye prapazi,

4malet kërcyen si desh, kodrat porsi qengja delesh!

5Ç pate, o det, që ike? E ti, o Jordan, që u ktheve prapazi?

6Ju, o male, pse kërcyet si desh, e ju, o kodra, porsi qengja delesh?

7Dridhu, o tokë, para fytyrës së Zotit, para fytyrës së Hyjit të Jakobit,

8që e shndërron shkëmbin në liqen ujërash edhe qetën në burim uji të gjallë!