Falenderim
Falënderje
1ALELUJA! E dua Zotin sepse e dëgjon zërin e lutjes sime,
2sepse mbi mua e priri veshin e vet atë ditë që e thirra në ndihmë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Më kishin rrethuar leqet e vdekjes, më kishin shtrënguar leqet e Nëntokës, më ndrydhën trishtime e dhembje,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Emrin e Zotit e thirra në ndihmë: “Deh, o Zot, ma shpëto jetën”!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I mirë e i drejtë është Zoti, Hyji ynë është vetë mirësia!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Zoti është mbrojtësi i të vegjëlve: isha ngushtë e Ai më shpëtoi!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kthehu, shpirti im, në qetësinë tënde, sepse Zoti është bamirësi yt!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai ma shpëtoi jetën prej vdekjes, sytë e mi prej lotëve, këmbët e mia prej rënies.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do të eci në praninë e Zotit në tokën e të gjallëve.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Besoj edhe atëherë kur më duhet të them: “Jam i pafat për së tepërmi!”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në hutimin tim kam thënë: “Rrenacak është çdo njeri”!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Si do t’ia shpërblej Zotit për të gjitha të mirat që m’i ka dhënë?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do të ngre gotën e shëlbimit e me nderim do të thërras Emrin e Zotit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do ti kryej kushtet e mia bërë Zotit në praninë e mbarë popullit të tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E çmueshme është para Zotit vdekja e shenjtërve të tij.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16O Zot, unë jam shërbëtori yt, shërbëtori yt dhe biri i shërbëtores sate. Ti i këpute hekurat e mia:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17ty do të ta kushtoj flinë e lavdit, me nderim do të thërras Emrin e Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Do ti kryej kushtet e mia bërë Zotit në praninë e mbarë popullit të tij,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19në oborret e Shtëpisë së Zotit, mes teje, o Jerusalem!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.