Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 12

Kundër botës gënjeshtare

9 vargje

Kundër botës gënjeshtare

1Mjeshtrit të korit. Në oktavë. Psalm. I Davidit.

2Më shpëto, o Zot, se e pati shenjti, sepse ndër bijtë e njerëzve u pakësuan bësnikët!

3Të gjithë po e gënjejnë të afërmin e vet: flasin me buzë shtiracake, me zemër të paçiltër.

4Thaji o Zot, të gjitha buzët shtiracake, edhe gjuhën që flet fjalë të mëdha!

5Ata thonë: “Fuqia jonë është gjuha, buzët tona janë tonat! Kush është zotëria ynë”?

6“Për shkak të mjerimit të të varfërve, për shkak të klithmës së të ndrydhurve tani do të ngrihem - thotë Zoti - e do ta shpëtoj atë që e përbuzin”.

7Fjalët e Zotit janë të pastra: argjend i pastruar në zjarr, i ndarë nga balta, i pastruar shtatë herë!

8Por ti, o Zot na ruaj, na mbro përherë prej kësaj breznie të mbrapshtë

9e atëherë le të sillen rreth nesh keqbërësit, le të rritet, në dashtë, fundërria e njerëzve!