Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 13

Klithma me shpresë

6 vargje

Klithma me shpresë

1Për mjeshtrin e korit. Psalm. I Davidit.

2E deri kur, o Zot, do të më harrosh krejtësisht? Deri kur do ta fshehësh fytyrën tënde prej meje?

3Deri kur do të shqetësohem në shpirt, në zemrën time do të kem trishtim për çdo ditë? Deri kur armiku do të më rrijë shqipe mbi kokë?

4Shih e më ndihmo, o Zot, Hyji im! Ndriti sytë e mi që të mos më kapë gjumi i vdekjes,

5të mos thotë armiku: “Ngadhënjeva mbi të!”, që të mos gëzohen salvuesit nëse rrëzohem ndonjëherë.

6Por unë jam i sigurt në dashurinë tënde, le të galdojë shpirti im në shpëtimin tënd! Do t’i këndoj Zotit, Bamirësit tim!