Njeriu që sbeson në Hyjin
1Mjeshtrit të korit. I Davidit. Tha i marri në zemrën e vet: “Nuk ka Perëndi!” U prishën të gjithë, veprat e tyre të urryeshme, s’ka më njerëz të ndershëm!
2Prej qiellit Zoti vëren drejt bijve të njerëzve që të shohë në ka ndonjë njeri të mençëm, ndonjë që e kërkon Hyjin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të gjithë e lanë rrugën, të gjithë së bashku u prishën, s’kanë mbetur nga ata që bëjnë mirë, - s’mbeti asnjë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4A thua s’do të zënë mend ata që bëjnë keq, ata që përpijnë popullin tim siç e hanë bukën? Nuk e thërrasin në ndihmë Emrin e Zotit,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5pra, një ditë do të dridhen prej tmerrit, sepse Hyji është me brezninë e të drejtëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dëshironi ndoshta ta çoni kotsynimin e të mjerit? Dijeni veç se Zoti është strehimi i tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Izraelit i ardhtë shëlbimi prej Sionit! Kur ta kthejë Zoti popullin e vet nga robëria, seç do të gëzojë Jakobi, seç do të galdojë Izraeli!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.