Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 15

Miku i Zotit

5 vargje

Miku i Zotit

1Psalm. I Davidit. O Zot, e kush do të guxojë të hyjë në tendën tënde? Kush do të guxojë të banojë në malin tënd të shenjtë?

2Vetëm ai që jeton me nder, që vepron me drejtësi e prej zemrës flet të vërtetën,

3që si shpifet kujt me fjalë, që të afërmin s’e dëmton, që shokun nuk e çnderon:

4ai që keqbërësin e mban për asgjë e i çmon ata që e druajnë Zotin, ai që i përbehet dashamirit të vet dhe ia mban fjalën,

5nuk jep të holla me kamatë e nuk merr ryshfet kundër të pafajshmit. Kush vepron kështu kurrë e për këtë jetë nuk do të luhatet.