Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 125

Hyji i mbron të vetët

5 vargje

Hyji i mbron të vetët

1Këngë shtegtimi. Kush shpreson në Zotin është si mali Sion: s’ka gjë që e tund, mbetet për amshim!

2Malet e rrethojnë Jerusalemin: edhe Zoti rreth e rreth i rri popullit të vet që tani e për amshim.

3Askurrë s’do të sundojë skeptri i të pafeve mbi trashëgimin e të drejtëve që të drejtët të mos i shtrijnë duart në paudhësi.

4Bëju mirë, o Zot, njerëzve të mirë edhe atyre që e kanë zemrën të drejtë.

5Kurse ata që shkojnë udhëve të ligësisë le ti zhdukë Zoti bashkë me keqbërësit. Paqja qoftë mbi Izraelin!