Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 126

Këngë riatdhesimi

6 vargje

Këngë riatdhesimi

1Këngë shtegtimi. Kur Zoti i ktheu robërit e Sionit, na dukej si të ishim në ëndërr.

2Atëherë goja na u mbush me gaz e gjuha jonë ia thoshte këngës së gëzimit! Asohere thuhej ndër paganë: “Zoti bëri për ta punë të mëdha”!

3Vërtet Zoti bëri për ne mrekulli e zemrat na u mbushën me gëzim!

4Ktheji, o Zot, robërit tanë porsi përrenjtë e mesditës!

5Ata që mbjellin me lot, deh, le të korrin me gëzim!

6Në të shkuar ecnin e qanin duke mbartur farën për ta mbjellë, kurse në kthim do të vijnë plot gëzim duke mbartur dorëzat e veta.