Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 127

Dorëzimi provanisë

5 vargje

Dorëzimi provanisë

1Këngë shtegtimi. E Salomonit. Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë, kot mundohen ata që e ndërtojnë. Nëse Zoti nuk e ruan qytetin, kot rri zgjuar ai që e ruan.

2Kot e keni të çoheni para drite dhe vonë të shkoni në pushim, ju që e hani bukën e mundit: të dashurve të vet u jep edhe në gjumë.

3Ja: bijtë janë dhuratë e Zotit, fryti i barkut është shpërblimi i tij.

4Porsi shigjetat në dorën e trimit të tillë janë djemtë e rinisë.

5Lum ai burrë që e mbushi kukurrën me të tillë: s’do të turpërohet kur të fjaloset me armiq në log.