Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 128

Bekimi - dhuratë për besimtarin

6 vargje

Bekimi - dhuratë për besimtarin

1Këngë shtegtimi. Lum njeriu që e druan Zotin, që ecën udhëve të tija!

2Do të ushqehesh prej punës së duarve të tua, i lumi ti, mirë do të kalosh!

3Gruaja jote: vresht plot fruta në dhomat e shtëpisë sate; djemtë e tu: pinjoj ulliri përreth tryezës sate!

4Ja, se si bekohet njeriu që e druan Zotin!

5Të bekoftë Zoti prej Sionit e pafsh lumturinë e Jerusalemit në të gjitha ditët e jetës sate

6dhe i pafsh djemtë e djemve të tu! Paqja qoftë mbi Izraelin!