Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 130

Shpresa në Zotin

8 vargje

Shpresa në Zotin

1Këngë shtegtimi. Prej humnerës klitha tek ti, o Zot,

2o Zot, dëgjoje britmën time! Le ta dëgjojnë veshët e tu, zërin e lutjes sime.

3Nëse do ti mbash mend paudhësitë, o Zot, O Zot, e kush do të qëndrojë para teje?

4Por tek ti gjendet falja që të dimë të të druajmë.

5Shpresoj në ty, o Zot, shpirti im shpreson në premtimin e tij. E pret

6shpirti im Zotin më tepër se rojtarët agimin. Më tepër se rojtarët agimin

7le të shpresojë Izraeli në Zotin, sepse te Zoti është mëshira dhe i madh është tek Ai shpërblimi.

8Ai do ta nxjerrë Izraelin prej të gjitha paudhësive të tija.