Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 131

Shpirti i fëmijërisë

3 vargje

Shpirti i fëmijërisë

1Këngë shtegtimi. E Davidit. O Zot, nuk krenohet zemra ime as s’madhështohen sytë e mi, as nuk jepem pas punëve të mëdha, as pas gjërave që janë mbi fuqi të mia.

2Vërtet shpirtin e kam të qetë e të kthjellët, si foshnja e mëkuar në parzmën e nënës, si kërthi është shpirti im në mua.

3Le të shpresojë Izraeli në Zotin tani e për gjithmonë e jetës.