Në përvjetorin e kalimit të Arkës së Besëlidhjes
1Këngë shtegtimi. Të të bjerë në mend, o Zot, Davidi e gjithë mirësia e tij,
2si iu përbetua Zotit, si iu kushtua të Pushtetshmit të Jakobit:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3“Nuk do të hyj nën pullazin e banesës sime, nuk do të bie në shtrojën e shtratit tim,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4nuk do tu jap gjumë syve të mi, s’do t’i lë të koten qepallat e mia,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5pa e pasë gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Pushtetshmin e Jakobit.”
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ja, dëgjuam se është në Efratë, e kemi gjetur në Fushat e Jaarit!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Le të hyjmë në tendën e tij, të adhurojmë te shtroja e këmbëve të tija!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ngrihu, o Zot, eja në vendin e pushimit tënd, ti dhe arka e Pushtetit tënd!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Priftërinjtë e tu le të veshen me drejtësi, shenjtërit e tu le të brohoritin me galdim.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Për dashuri të shërbëtorit tënd Davidit, mos e përbuz fytyrën e Mesisë tënd!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Zoti iu përbetua Davidit për të vërtetën, assesi s’do ta shkelë fjalën e dhënë: “Bamin e kraharorit tënd do ta vë mbi fronin tënd!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nëse bijtë e tu do ta ruajnë Besëlidhjen time dhe dëshmitë e mia që do t’ua mësoj, po edhe bijtë e tyre përgjithmonë do të rrinë përmbi fronin tënd”.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse Zoti e zgjodhi Sionin, e pëlqeu për banesë të veten:
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14“Ky do të jetë vendi i pushimit tim përjetë, këtu do të banoj sepse vetë e dëshirova.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Do ti bekoj e do ti ribekoj prodhimet e tija, skamnorët e tij do t’i ngij me bukë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Priftërinjtë e tij do ti vesh me shëlbim, shenjtërit e tij do të brohoritin me galdim.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atje do të bëj ti lulëzojë Pinjolli Davidit, do ta përgatis dritëzën për të shuguruarin tim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Armiqtë e tij do ti vesh me turp, kurse mbi kokën e tij do të shkëlqejë kurora e tij!”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.