Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 133

Jeta vëllazërore

3 vargje

Jeta vëllazërore

1Këngë shtegtimi. E Davidit. Oh, sa punë e mirë e gjë e bukur është kur vëllezërit jetojnë së bashku:

2si vaji ai më i miri në kokë, që zbret në mjekër, në mjekrën e Aronit, që zbret kindeve të petkave të tija,

3porsi vesa në Hermon, që bie në malet e Sionit. Sepse atje Zoti e jep bekimin, jetën e amshueshme.