Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 137

Baladë mërgimi

8 vargje

Baladë mërgimi

1Mbi lumenj të Babilonit, atje rrinim e lotonim e nëpër mend shkonim Sionin.

2Në shelgje, në mes të tij, qestet tona në degë i varëm.

3Shih atje shpërngulësit tanë t’u këndojmë prej nesh kërkuan, të gëzohemi shtypësit urdhëronin: “Na i këndoni këngët e Sionit!”

4Po si mundim ti këndojmë këngët e Zotit në dhe të huaj?

5Oh, mu thaftë-o krahu mua, Jerusalem për në të harrofsha,

6për qellzë gjuha mu kaptë mua, të të kujtoj ty nëse unë pushofsha, në mos e vënça Jerusalemin mbi të gjitha gëzimet e mia!

7Mbajua mend, Zot, edomitëve që në ditë të zezë të Jerusalemit: “Rrënojeni - të pashpirtët thoshin - rrënojeni gjer në themele!”

8Bijë shkatërruese e Babilonit, i lumi ai që ty të hakmerret për të këqijat që na i bëre; i lumi ai që foshnjat tua i kap e i përplas për shkëmbi!