Të gjithë kapitujt

Psalmet · Kapitulli 138

Himn falënderimi

8 vargje

Himn falënderimi

1I Davidit. Me gjithë shpirt të falënderoj, o Zot, sepse i dëgjove fjalët e gojës sime. Të këndoj në praninë e engjëjve,

2adhuroj në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë. E lavdëroj Emrin tënd për dashurinë e besnikërinë tënde, sepse e madhërove tesve premtimin tënd.

3Sa herë të thirra në ndihmë, ti më vështrove, shpirtit tim ia kërthndeze fuqitë.

4Do të të lavdërojnë, o Zot, të gjithë mbretërit e tokës sepse i dëgjuan premtimet e gojës sate.

5Do ti këndojnë udhët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit;

6sepse i Lartë është Zoti e i shikon të përvuajturit e prej së largu i dallon krenarët.

7Kur të më duhet të eci në mes të vështirësive, ti ma ruaj jetën, shtrije dorën kundër zemërimit të armiqve të mi e më shpëto me të djathtën tënde.

8Çka kam filluar, Zoti do ta kryejë për mua. E amshueshme është, o Zot, mirësia jote: mos e përbuz veprën e duarve të tua!