Lavdi të Gjithëdijshmit
1Mjeshtrit të korit. I Davidit. Psalm. O Zot, ti më shqyrton e më njeh,
2ti di kur rri e kur ngrihem, prej së largu i njeh mendimet e mia.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Si në shtegtoj si në pushoj, ti më vëren, ti i di të gjitha udhët e mia.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot, i njeh të gjitha!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Përpara e pas ti, o Zot, më rrethon, ti e ke vënë mbi mua dorën tënde.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E mrekullueshme është dija jote për mua, tepër e lartë, s’jam në gjendje t’ia arrij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ku mund të shkoj larg prej shpirtit tënd, ku të iki larg prej pranisë sate?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nëse ngjitem në qiell, ti atje je, nëse zbres në Nëntokë, edhe aty je.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po ti marr krahët e agimit e të shkoj të banoj në skajin e detit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10edhe atje dora jote do të më përcjellë e do të më mbajë e djathta jote.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në thënça: “Le të më mbulojë së paku errësira edhe drita natë le të bëhet mbi mua!”,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12por as terri s’është aspak terr për ty edhe nata është si dritë e ndritshme - për ty errësira është porsi drita!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ti je ai që mi krijove veshkat, ti më ke endur në kraharorin e nënës!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Të lavdëroj pse më krijove kaq mrekullisht, të mrekullueshme janë veprat e tua, po, shpirti im mirë e di!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Eshtrat e mi nuk të mbetën të fshehur kur unë po trajtohesha në fshehtësi i endur në thellësinë e tokës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ende të patrajtuar më panë sytë e tu, në librin tënd ishin të shkruara të gjitha ditët: ishin të numëruara megjithëse asnjë s’ishte ende prej tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Tepër të çmueshme janë për mua, o Hyj, mendimet e tua, e panumërueshme është shuma e tyre!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Po ti numëroja, janë më shumë se rëra! Po t’iu dilja në skaj, më mbeteshe prapë ti!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Oh! Sikur Hyji ti zhdukte mëkatarët! Largohuni prej meje, o njerëz gjakatarë!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ata flasin kundër teje me dredhi: më kot e lartësojnë veten kundër teje.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21A të mos i urrej, o Zot, ata që të urrejnë ty? A të mos t’i përbuz ata që ngrihen kundër teje?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Unë i urrej me urrejtje të madhe dhe i mbaj për armiq të mi.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Më shqyrto, o Hyj, dhe njihe zemrën time, më sprovo e njihi shtigjet e mia
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24e shiko në mos ka në mua udhë kotësie dhe më kthe në udhën e amshueshme.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.