Kundër tërheqjes së të keqes
1Psalm. I Davidit. O Zot, klitha drejt teje, eja me shpejtsi tek unë! Dëgjoje zërin tim kur thërras drejt teje!
2U ngrittë lutja ime si tymi i kemit në praninë tënde, lartësimi i duarve të mia porsi flia e mbrëmjes.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vërja rojën, o Zot, gojës sime, edhe rojtarët në derë të buzëve të mia.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mos lejo të priret zemra ime në punë të këqija për të sajuar punë të liga me njerëz të paudhë që të mos i shijoj kënaqësitë e tyre.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Le të më rrahë i drejti: kjo është mëshirë, le të më qortojë, por vaji i mëkatarit mos e leftë kokën time, por paça lutjen përballë mbrapshtisë së tyre!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur nga gremina ti plandosin gjyqtarët e tyre do të shohin sa të ëmbla kanë qenë fjalët e mia.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Porsi ashklat e latuesit e të prerësit nëpër tokë shpërndahen eshtrat e tyre grykës së Nëntokës!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tek ti, o Zot, o Zot, janë sytë e mi, ty të rashë ndore, mos lejo të birret shpirti im.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Më ruaj prej grackës që ma kanë ngritur, prej pengesave të atyre që bëjnë të keqen.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të gjithë keqbërësit bashkë rënçin në leqe të veta, kurse unë shëndoshë e kalofsha udhën.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.